200 emërime të paligjshme vetëm te “Nënë Tereza”, po në qindra institucione të tjerë!?

Sipas gazetës “Mapo”, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar mekanizmin e abuzimeve me punësimet e paligjshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të paktën 200 persona janë punësuar pranë këtij institucioni përgjatë periudhës 2011-2012, kur QSUT drejtohej nga Saimir Ivziku.
Thelbi i denoncimit, sipas burimeve, ka të bëjë me shkeljen e procedurës dhe ligjit për emërimet Këta persona, sipas kontrollit të kryer nga KLSH janë marrë në punë në kundërshtim me ligjin, çka ka sjellë fryrje të organikës së QSUT-së, tej kapacitetit të parashikuar. Për pasojë, shkelja e ligjit i ka kushtuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik, që sipas specialistëve të KLSH-së llogaritet në rreth 200 milionë lekë të vjetra. KLSH referon se ka dëm të konsiderueshëm ekonomik, i cili do të verifikohet tashmë nga prokuroria.
200 emërime vetëm në spital, po ato që nuk ka parë KLSH në dhjetëra e qindra institucione të tjerë shtetërorë?!...
Zh
Add new comment