Shënim: gracka e tentativës për të barazuar Lubonjën me Çilin

Postuar në 16 Qershor, 2013 08:12

Viktor Malaj ka 2 ditë që shtjellon te Dita konceptin e Çilizmit, një koncept që ai e mbështet mbi sjelljen/qëndrimin  mediatik të analistit Henri Çili, duke pranuar gjithsesi se ky fenomen ka ekzistuar para Çilit (duke i dhënë dhe fatin të hyjë në terminologjinë politike shqiptare, për një gjë që nuk e ka as meritë të veten – shërbimin me çdo mjet, duke përfituar nga aksesi në media, ndaj pushtetit).

Çfarë është “Çilizmi”?

Malaj niset për ta përkufizuar nga logjika se: “Mënyra e të menduarit dhe të sjelljes që karakterizojnë këtë detashment shërbyesish, është bërë gangrenë për shoqërinë shqiptare të ditëve tona. Këta, duke shkelur mbi të vërtetat, duke shtrembëruar realitetet me qëllim që të krijojnë realitete që nuk ekzistojnë, ia kanë kushtuar gjithë energjitë e tyre mbrojtjes së pushtetit të Sali Berishës që ka degraduar nga një regjim autoritar në një bandë kriminale që ka pushtuar shtetin.”

Shtjellimi është interesant, por ngec në një pikë. Sipas autorit, praktikant i “Çilizmit” është dhe Lubonja. Apriori, të fusësh Lubonjën me Çilin në një thes, është një lloj parazitizmi që e vret vetë argumentin. Është interesant të trajtohet kjo logjikë, përderisa dhe një nga gazetat më të mëdha në vend hap faqen me këtë argument.

Shkruan Malaj: “Varianti më i sofistikuar dhe më interesant i Çilizmit është ai që përfaqësohet nga një numër i vogël analistësh, të cilët përpiqen të duken se vërtetë shqetësohen për gjendjen aktuale të vendit por që zgjidhjen e gjejnë në ruajtjen e statukuosë, pra në zgjatjen e jetës së pushtetit aktual. Ata nuk e thonë hapur këtë por, megjithëse e pranojnë se qeverisja aktuale është e keqja më e madhe, këshillojnë të mos sjellim në pushtet as të keqen më të vogël, pra opozitën.”

Pra Lubonja (apo Lubonjizmi) na qenka e njëjtë me Çilin (apo Çilizmin)? Madje, me këtë logjikë, i bie që Lubonja është më “armik” se Çili, se është Çilizëm më i sofistikuar, më perfid, në shërbim të Sali Berishës. Pra, ka vetëm çilistë dhe anti-çilistë. Dhe ”të mirët”, anti-çilistët, i bie të jenë të rreshtuarit pa ekuivoke me opozitën? Ka vetëm një problem Logjik: Antiçilizmi është faqja tjetër e Çilizmit. Dhe faqet, siç ka treguar koha, janë e njëjta gjë, që vetëm përmbyset.

k. Cukali.

Comments

Submitted by Psikoanalisti (not verified) on

Lubonja, nje njeri qe ka deshtuar kudo ne jete.

Submitted by gaga (not verified) on

Lubonja eshte nje qytetar qe Enveri e futi ne burg kur ishte 22 vjec. Te gjithe deshmite, nga te burgosurit e policet,  tregojne se ka qene rebel e rezistent, dhe ka arritur te refuzoje punen ne galeri, si rrallekush. Dmth ne burg nuk e kane thyer dot, ata qe te thyenin edhe jashte burgut. Pasi doli nga burgu Lubonja ka hapur revisten Perpjekja, revisten me te mire kulturore, dhe te vetmen qe mbijeton keto 20 vjet. Ka botuar disa libra e ka fituar disa cmime nderkombetare te rendesishme. Kur deshi ta fuse Koco Kokedhima ne burg, u ngriten 500 figura politike e kulturore ne Itali e firmosen nje peticion per ta mbrojtur dhe Kocua u terhoq. Ne vitin 1997 kryesoi revolten kunder Berishes, pastaj diskreditoi Nanon e Ramen. Lubonja shkruan dite per dite ne gazeta e nate per nate del ne televizor, e nuk e leviz dot njeri prej vendi, se nuk e ka levizur dot Enveri e jo me keta lepurushet sot.

Ne planin personal, Lubonja eshte bere baba per here te fundit ne moshen kur te tjeret vuajne nga prostati e luajne domino. Nese Lubonja quhet i deshtuar, nuk e di si quhesh ti o psikoanalist. Ti c'ke bere ne jete, pervecse ke zgjedhur nje pseudonim qe s'ia di mire kuptimin? Nuk kane c'i bejne ish-oficeret e gazetes DITA Lubonjes jo, harrojeni . Eshte tjeter brume Lubonja.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ta quash Lubonjën sukses është çmenduri e madhe! Lubonja është gjysmë produkt: gjysmë intelektual. gjysmë disident; gjysmë analist dhe gjysmë njeri. Gjysmë intelektual sepse nuk ka përgatitje shkollore dhe arsimore të duhur p¨wer majat që tenton t'i mbërrijë dhe edukimi i tij autodidakt vjen nga gazetat, jo studimi. Mateo Mandal e dekonstruktioi keq me Niçen para dy ditësh duke ja përmendur citimet e manipuluara që bëri Lubonja. Gjysmë- disident sepse Lubonja shkoi në burg për babain dhe jo se bëri ndonjë gjë vetë, plus argumenti juaj që thoni se të tjerët punonin në galeri e ai jo tregon se ai duhet të ketë qenë spiun sepse nuk ka pasur bir nëne që i thotë jo regjimit të Hoxhës e lëre më qerosi Lubonja! Gjysmë analist sepse nuk i di konceptet e analizës dhe i përzien definicionet dhe premisat- shembull janë shkrimet e tij p.sh mbi kombin shqiptar kur Lubonja deklaroi se shqiptarët janë një komb, por do të bëhen dy popuj- kjo tregon se ai nuk i kupton konceptet bazike siç janë kombi, etnia dhe populli dhe është gjysmë njeri sepse ka shprehur aq shumë urrejtje ndaj Kadaresë saqë as Salieri nuk ka shprehur kundër Mozartit. Lubonja është dështak me D të madhe.

Submitted by gaga (not verified) on

Nuk di a mund te debatohet me dike qe quan dike tjeter gjysem njeri. Nuk di c'thote mato Mandalaja apo Nicja per kete punen e gjysem njeriut, po une e quaj turp kete mungese humanizmi.

Lubonja eshte denuar prej shkrimeve qe i kapen ne sirtar, kur e kontrollonin me sebep te babait. Kjo eshte e njohur boterisht. Po edhe sikur te jete burgosur prej te atit, kjo nuk i heq asnje pike persekutimit te tij, si nuk i heq gjithe pasardhesve te Abaz Kupit, Abaz Ermenjit, Gjonmarkajve qe u burgosen e internuan vetem prej mbiemrit.

Te shpifesh pa prova se Lubonja ka qene spiun burgu, eshte turp. Ka nje prove madhore pse Lubonja nuk ka qene spiun ne burg: spiunet nuk ridenoheshin. Lubonja eshte nga grupi i fundit i te burgosurve te liruar, ne vitin 1991! Ka deshmi qe Lubonja hante dru rregullisht e bente rregullisht biruce, jo si ca qe i mbajme per heronj dhe emrat e te cileve ua veme cmimeve shteterore. Pyet Mateo Mandalane se ta tregon per ke e kam fjalen.

Sa per gabimet ne analiza, Lubonja ka bere aq shume sa nuk ia vlen t'i permendim fare. E rendesishmja tek Lubonja eshte fryma kritike, denocimi i pushteteve, kulti i lirise, rezistences dhe qytetarise, se ato na mungojne. Konspektues te citateve te Nices kemi boll. Kurse nacionalizme kemi me shume se c'duhet, ndonese e kemi llafe e jo vepra. Nuk ka problem fare nese Lubonja i irriton pak nacionalistet e qepes, ne fakt u bie shume pak.

Submitted by Anonim (not verified) on

Pergjigja juaj eshte me se e merituar. Lubonja meriton te respektohet ne perpjekjen e tij per te ruajtur dinjitet, gje qe pak kush nga shkruesit e shtypit e kane. Megjithate une kam mospajtime me Lubonjen dhe si ai ashtu edhe shume te tjere duhet te jene ne gjendje te dallojne pikat e forta dhe dobesite e tij. Ketu, pa dashur ta fyej ose ul Lubonjen, duhet te konsiderohen formimi jo i plote i tij-kuptohet edhe shkaku- si dhe temperamenti, e ne fund konsumimi i tepruar-nje lloj paraqitje per te dhene mendim eksperti per cdo gje. Sigurisht kjo e fundit ka ardhur nga nevoja per te punuar ne menyre qe te mbeshtese veten dhe familjen.
Lubonja ka zerin e tij dhe ka aftesine per te rivleresuar veten. Ai po ashtu ka deshmuar se eshte ne menyre konstante kerkues i dijes dhe ka nje deshire te vazhdueshme te kontriboje per emancipimin e shtetit dhe qytetareve. Nganjehere deshira eshte me e madhe se aftesia per te dhene mendimet me te avancuara ose te drejta, por kush eshte perfekt?
Eshte turp qe njerez pa identitet, ndoshta te paditur e te paedukuar, ndoshta thjesht te paguar per te neperkembur te tjeret, pergojojne kontribues shoqerore si Lubonja, etj.

Submitted by Albi (not verified) on

Bravo, po Lubonjen e urrejne pikerisht se nuk kane ca ti thone.

Ndersa barazimi Cilizem=Lubonjizem ka shume kuptim per kete klase edramistesh. Per ata kushdo qe kundershton pushtetin personal te Edi Rames eshte i poshter. Si rrjedhoje dhe Cili=Lubonja=Shenasi Rama e keshtu me rradhe. Nuk eshte se kane ndonje etallon mates tjeter keta.

Submitted by Anonim (not verified) on

Do te pajtohesha me ty, por Cili eshte qartazi sherbetor i ndersjellte i Berishes, ndersa tw tjeret kane qendrimet e tyre bazuar ne ate cka besojne dhe nuk jane sherbetore te asnjerit.

Submitted by Stefan H (not verified) on

E si do ta fuste Kocua ne burg Lubonjen? Ai nuk ka qene as prokuror e as gjykates

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.