Britanikët në një moment delikat: Publikohen dokumente që provojnë se ata kanë përgjuar në summit-in G20

Postuar në 17 Qershor, 2013 04:10

Sot, në Irlandën e Veriut, mbahet summit-i G8, ku marrin pjesë shtatë vendet më të industrializuara, plus Rusia. Por ky summit vjen në ditët më të këqija për qeverinë britanike. Gazeta londineze the Guardian sapo ka publikuar një scoop, që ka zënë faqet e para të gazetave më të rëndësishme të botës. Për orë të tëra pas këtij lajmi, agjencitë dhe versionet online të këtyre gazetave e kanë patur scoop-in si titull kryesor. E gjasat janë që jehona e debati të vijojnë gjatë.

Përse është fjala? Në vitin 2009, kur mbahej në Londër summit-i G20, agjencia britanike e spiunazhit GCHQ ka vënë nën përgjim delegacione të ndryshme, duke i siguruar vetes akses në telefonat dhe email-at e pjesëmarrësve në atë summit. Ata ndërtuan pranë ambientit të mbledhjes së njëzet vendeve më të fuqishme të botës edhe një ‘internet kafe’ të mbushur me “çimka përgjuese”, dhe kështu e kanë pasur të lehtë të përgjojnë çdo vizitë në atë ‘kafe internet’. Nga një numër dokumentash, që kanë rënë në dorë të gazetës the Guardian, merret vesh se është vënë nën përgjim kompjuteri i ministrit të jashëtm jugafrikan, dhe delegacioni turk.

Ky është një moment delikat për diplomacinë dhe shërbimet sekrete britanike.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.