Baxhaku: Nuk na e kanë fajin turqit për prapambetjen tonë; përkundrazi, turqit po na japin leksione

Postuar në 17 Qershor, 2013 04:49

Fatos Baxhaku e fillon një shkrim të vetin në Shqipin e sotëm me idenë se, sipas nesh,  “një nga fajtorët më të mëdhenj për varfërinë në mendje, ndër sofra, ndër shtëpi, ndër rrugë, në veshje, ndër gëzime, ndër dolli, egërsinë tonë, mungesën tonë të idesë së marrëveshjes, reagimit tonë qytetar, është vetë Perandoria Osmane, e cila në popull njihet me një emër të vetëm ‘turqit’, ani pse shkencëtarët e quajnë ‘Periudha Osmane’.”

Nga këtu, autori hidhet në ngjarjet e këtyre ditëve në Turqi, “ato që nisën në një park të thjeshtë në Stamboll” (shih foton), të cilat “duhet të na bëjnë më në fund të shikojmë nga vetja dhe jo nga të tjerët që na paskan lënë pas, sepse në shumë kuptime, turqit e sotëm, pasardhësit e osmanëve të dikurshëm, mes të cilëve ka edhe dhjetëra mijëra shqiptarë, kanë reaguar në mënyrën më moderne të mundshme: qytetare”.

Më poshtë Baxhaku shpjegon më hollësisht këtë paralele që bën. Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://top-channel.tv/artikull.php?id=258980

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>He mer Baxhak , mer Baxhak , ke fol tamam si andollak ! Po juve te medias na cate koken dhe keni akuzu Enverin se na la mbrapa 100 vjet , me 45 vjet pushtet te tijin , si t&#39;ia bejme me Turkun qe sundoi 500 vjet ? Po me faktin qe Turku sundoi neve dhe jo vehten , si t&#39;ia bejme ? Me kete mendjen tate i bie qe &quot;liria&quot; nuk na qenka kusht zhvillimi ??!!!&nbsp;</p><p>Mire Baxhak , mire ! I ke fitu ca pike !</p><p>Baxhak , degjo mua , ka me shume vlere nje lule trendeline nga keto troje , sesa 1.000.000 lira turke !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.