Anketa: shqiptarët kundër martesave homoseksuale, të ndarë për legalizimin e prostitucionit

Postuar në 18 Qershor, 2013 13:29

 

 

Shqiptarët kërkojnë më shumë mirëqenie, sistem arsimor e shëndetësor efektiv, por janë të ndarë në tema të tjera si përshembull për legalizimin e prostitucionit dhe tërësisht kundër martesave homoseksuale. Këto janë disa nga konkluzionet e sondazhit të organizuar nga “Lëvizja Mjaft” me titullin “Platforma qytetare- Votëmatësi”.

Më tej, citohet nga MAPO se të anketuarit shfaqen të ndarë rreth pyetjes nëse aborti duhet të konsiderohet vrasje apo jo? 53 për qind pajtohen pjesërisht apo totalisht që nuk duhet të konsiderohet vrasje. 45 për qind mendojnë që po, duhet të konsiderohet vrasje. Ndërsa shumica e tyre shprehet pro zgjedhjes deputet të një personi me orientim LGBT.

Në raport rezulton se të anketuarit thonë masivisht se duhet të hapen dosjet e sigurimit, pavarësisht kostove që mund të ketë një veprim i tillë në drejtim të paqes shoqërore. Por nga ana tjetër janë kundër privatizimeve masive dhe legalizimeve falas të ndërtimeve informale.

Ja.Se.

 

http://mapo.al/2013/06/18/shqiptaret-te-ndare-pergjysme-per-prostitucionin-kunder-martesave-gay/

 

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>E kush i pyet qytetaret ne caktimin ose jo te politikave te tilla?</p><p>Jemi apo jo&quot; demokraci&quot; ?</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.