Ata që i janë lëpirë, do të jenë të parët që do ta pështyjnë?

Ata që i janë lëpirë, do të jenë të parët që do ta pështyjnë. Ata që e kanë mbështetur pa kushte, do të shndërrohen në ithtarët e parë të reformimit të PD-së. Ata që kanë përfituar nga pushteti i tij, do ta godasin pa mëshirë, duke e parë këtë si mundësinë fillestare për të përfituar edhe nga pushteti i ardhshëm. Vetë qeveritarët e rinj, të babëzitur nga tetë vite pa pushtet, do i fryjnë zjarrit të largimit të doktorit, për të mbaruar rehat punët e tyre. Edhe sistemi i korruptuar mediatik (jo më kot Berisha thotë që tani se shumica e tyre i takojnë opozitës) do të vihet si gjithnjë në shërbim të këtij misioni. Në një shoqëri kryesisht antiopozitare, askush nuk do ta quajë këtë si mëkat - shkruan Andi Bushati në një editorial botuar sot në mbrëmje në TemA Online me titullin-pyetës: "Çfarë fundi për Berishën?".
Bushati komenton një intervistë të Berishës në një agjensi austriake disa ditë më parë dhe thotë se aty gjendet "kryemesazhi i të vetmes ndërhyrje serioze që ai ka bërë në këtë fushatë". Berisha po i paraprin të keqes, për të thënë që tani, se edhe nëse humbet, ai nuk largohet - shkruan Bushati dhe shton:
"Nëse Berisha humb, debati dominant i vitit të ardhshëm do të jetë ai i largimit të tij nga politika. Berisha e di mirë këtë. Të njëjtin sistem dhe të njëjtët njerëz, i ka përdorur vetë në 2009, për të njëjtin qëllim. Por, ndryshe nga ajo që përgatitet, ai ka vendosur të qëndrojë në krye të PD-së. Ndaj, kur e pohon këtë, në mënyre të qetë për një agjenci austriake, ai nuk gabon. Ai ka llogaritur të shfryjë paraprakisht tollovinë që do t’i ngrihet më pas. Ky është qëllimi i tij i vërtetë. Ky është thelbi real i mesazhit të tij. Dhe jo ato që lëshon poshtë e lart, për djemtë e 2XL, për Edit Piafin dhe antiplumbin. Jo ato që e bëjnë të duket si gaztor, kur në fakt fsheh një hall të madh: atë të së nesërmes..." a.n.
Bushati i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/06/18/cfare-fundi-per-ber...
Add new comment