Shënim: A do të ndikojnë votat e emigrantëve në rrotacion?

TemA online raporton se në pikën kufitare të Kakavijës, burime që i referohen të dhënave të sistemit “TIMS”, tregojnë që gjatë tri ditëve të para të kësaj jave kanë hyre mbi 15 mijë emigrantë në tre pikat kufitare Kakavijë, Tri Urat dhe Sopikut. Ndërkohë që dhe në pikat e tjera kufitare si Kapshtica dhe Qafë Botë është raportuar një numër i lartë i emigrantëve që janë rikthyer para zgjedhjeve të 23 Qershorit.
Sipas TemA-s, pritet që shifra e emigrantëve të ardhur nga Greqia të arrijë deri në 50 mijë para ditës së shtunë, dhe se pjesa dërrmuese e autobusëve të mbërritur në këto pika kufitare janë të identifikuar si votues të Partisë Socialiste.
Dhe si mund të ndikojë kjo gjë në garën e qarqeve ku kryesisht pritet të votojnë këta emigrantë? Tabela e më poshtme na jep një ide për efektin që mund të ketë vota e tyre.
Qarku
Epërsia e partive të Koalicionit të Majtë (PS, LSI, PSD etj.) në vitin 2009
N.Q.S. epërsia rritet me:
Ose N.Q.S.epërsia rritet me rreth kaq vota:
Koalicioni i Majtë siguron kaq mandate
Berat
33.0%
0.2%
170
6
Tiranë
2.8%
0.2%
800
17
Elbasan
6.1%
0.5%
810
8
Fier
17.0%
0.6%
1,110
10
Vlorë
20.3%
2.30%
2,560
8
Korçë
5.0%
2.6%
3,580
7
Gjirokastër
18.70%
11.0%
6,010
4
E.Zaloshnja
Add new comment