Përgënjeshtrohet lajmi mbi situatën shëndetësore të Presidentit; e bën vetë ky i fundit

Të gjitha mediat kanë dhënë në orët e mbrëmjes lajmin, sipas të cilit Presidenti i Republikës ka bërë një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Disa e kanë trajtuar lajmin “shtruar e pa alarmizma”, por ka pasur dhe agjenci, të cilat e kanë paraqitur situatën si dramatike. Presidenti është kthyer sot nga një vizitë disaditore në Izrael, e me të mbërritur ka marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe më pas – ky ishte lajmi që dhamë dhe ne të Respublica-s duke iu referuar këtyre agjencive - është drejtuar për në spital.
Në fakt, para pak minutash, Presidenti ka dalë para gazetarëve, dhe e ka mohuar që të ketë bërë një vizitë në spital. “Jam shumë mirë me shëndet”, tha para kamerave, duke befasuar paksa me vendimin për të dalë para gazetarëve e për ta përgënjeshtruar në vetë të parë lajmin, që mori dhenë në harkun e pak minutave.
Nesër – kështu bëri me dije – do të mbajë një fjalim presidencial në vigjilje të ditës së votimit.
Re.Pu.
Comments
Të gjitha mediat kanë dhënë

Të gjitha mediat kanë dhënë në orët e mbrëmjes lajmin, sipas të cilit Presidenti i Republikës, shoku Bujar Nishani ka bërë një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Disa e kanë trajtuar lajmin “shtruar e pa alarmizma”, por ka pasur dhe agjenci, të cilat e kanë paraqitur situatën si dramatike sikur shoku Bujar kish kthyer kembet nga dielli. Presidenti është kthyer sot nga një vizitë disaditore në Izrael, ku skihste majtur diete sic e kishin porositur gruaja dhe doktorret e presidences, e me të mbërritur ka marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku kishte ngeren nje qingj te pjekur dhe më pas – ky ishte lajmi që dhamë dhe ne të Respublica-s duke iu referuar këtyre agjencive - është drejtuar për në spital.

Në fakt, para pak minutash, Presidenti ka dalë para gazetarëve, dhe e ka mohuar që të ketë bërë një vizitë në spital. “Jam shumë mirë me shëndet, me marshi te keqen o komunistat e djallit”, tha para kamerave, duke befasuar paksa me vendimin për të dalë para gazetarëve e për ta përgënjeshtruar në vetë të parë lajmin, që mori dhenë në harkun e pak minutave.

Nesër – kështu bëri me dije – do të mbajë një fjalim presidencial në vigjilje të ditës së votimit. Aty do ma shikoni se jam semure apo jo. Rrofte Palestina, Rrofte Zhoa Amazona, Rrofte PD, rrofte shoku Sali- ka perfunduar ligjeraten shoku Bujar Nishani

Derisa e perhapi Mero ka

Derisa e perhapi Mero ka ardhur nga kuzhina e Rames per panik ... ne prag te zgjedhjeve. Me erdhi keq qe edhe ju te Respublikes rate viktime e ketij lajmi. NE gjithe boten nuk shkohet pe presidentin me llafe rrugesh...

Ore,i bene vizite doktoret

Ore,i bene vizite doktoret Bujarit apo u beri Bujari vizite doktoreve,se na çmendet fare

Faleminderit Zot që lajmi

Faleminderit Zot që lajmi s'është i vërtetë! Sa dëgjova lajmin, mu prish terezia, oreksi dhe gjumi m'u pre dhe përgjegjsi i rojeve më tërhoqi vëmendjen për pakujdesi në detyrë. Po s'mbaroi me kaq! Sot më thirrën dhe më paralajmëruan se do largohem nga puna e rojes, sepse kisha harruar nga hutimi (rrjedhë e lajmit dëshpërues) të shkoja në mitingun e PD-së në Tiranë.

Oooo,... ç'bela e madhe! Zoti President, Zoti të dhashtë shëndet, ndërhyni për mua të mos më heqin nga puna, sepse harresa e ka burimin te dëshpërimi që më kaploi kur mora vesh lajmin se ju po ndrronit jetë. Shefi im im i madh te puna ime, është një me mbiemër Selmanllari. Aman e derman, të lutem....

Add new comment