Gianni de Biasi në Jamais Vu: Pres të rinovoj kontratën, por fillimisht ëndërroj Brazilin

Postuar në 21 Qershor, 2013 17:47

Traineri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni de Biasi ishte ftuar në programin Jamais Vu të Mustafa Nanos, që sapo është transmetuar në Ora News. Nën provokimin e fotove dhe imazheve, De Biasi foli për profesionin e trainerit, për Tiranën, për Shqipërinë, për Italinë, për Maradonën e Messi-n, për futbollin në përgjithësi, për djemtë e kombëtares, për shpresat për të arritur në Brazil (“të ëndërrosh nuk të bën keq”, tha ai, duke nxjerrë në shesh faktin që ai e mendon shpesh një kualifikim të mundshëm, sidoqë mbetet një gjë e vështirë).

Në një moment, ai foli për televizionin italian. “Lajmet i ndjek në RAI 3, në La 7, dhe në Sky”, tha ai, dhe më pas u shreh se Vespa nuk i pëlqen, se Santoro i pëlqen më shumë, dhe se gazetari i tij i preferuar është Gad Lerner. Siç mund të merret me mend, janë shije të një italiani të majtë (merret vesh se kjo gjë s’ka lidhje me fushatën në Shqipëri).

Lidhur me rinovimin e kontratës dhe me negociatat me Federatën e Futbollit, ai tha se “do t’i pëlqente që të vijonte me këtë projekt, që pret Presidentin Duka ta thërrasë për këtë qëllim, dhe që nuk ka pengesa nga ana e tij për ta rinovuar këtë kontratë”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.