Në Gjermani shtohen zërat që duan të braktisin Euron

Shumë gjermnaë besojnë se është koha që të braktiset euro. Ata janë pjesë e një lëvizje në rritje, e nxitur nga populistë me ndikim nga bota e biznesit dhe akademikë. Argumentet e tyre ushqejnë frikë, por për momentin nuk ofrojnë alternativa të qarta, shkruan në numrin e vet të fundit, Der Spiegel.
Një përzierje e çuditshme është duke vluar në Gjermani. Javë pas jave, po shtohen zërat që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund bashkimit monetar evropian. Të tillë janë njerëz që përfaqësojnë botën financiare. Është partia e re anti-euro, Alternativa për Gjermaninë (AFD), e cila gëzon mbështetjen e konservatorëve të zhgënjyer. Dhe pastaj ka edhe sociologë me lidhje me qendrën e majtë, Partinë Social-Demokratike (SPD), të tillë si Wolfgang Streeck, drejtor i Institutit Max Planck për Studimin e Shoqërive në Këln. Streek e sheh bashkimin monetar si "robëri alla-babilonase të një sistemi tregu të emancipuar politikisht." Është edhe Thilo Bode, themelues i Foodwatch, grup për të drejtat e konsumatorit europian, i cili e sheh dhrahminë si kurë për ekonominë e rënduar greke. Janë dhe trazirat në rritje në të dy anët, majtas dhe djathtas, të spektrit politik. Kundër Euros janë edhe njerëz inteligjente, duke përfshirë edhe sipërmarrësit, sindikalistët, akademikët dhe zyrtarët partiakë, që kanë filluar të bashkohen. Shumë e etiketojnë veten si evropianë të vërtetë. Ka edhe disa teoricienë konspirativë, të çmendur dhe ultras.
Sipas një studimi të ri nga Uashingtoni, rreth 60 për qind e gjermanëve ende e miratojnë Bashkimin Evropian, shifër 8 për qind më e ulët se një vit më parë. Rreth dy të tretat e gjermanëve duan të mbajnë euron, ndërsa një e treta dëshiron të riktejë Deutsche Mark-ën. Vetë partia kundër Euros, në sondazhe luhatet në mes të 2 dhe 3 për qind. Euro, ende qendron.
Ne.Su.
Add new comment