Gjeste dhune pak orë para ditës së votimit

Kur kanë mbeur dhe pak orë nga fillimi i votimit, janë raportuar disa incidente të dhunshme. Janë incidente që ka janë verifikuar në Shkodër, Kukëës, Peshkopi. Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Nange të Komunës Bicaj të Kukësit, është sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij, ku katër persona, pasi e kanë goditur me qytë pistolete dhe e kanë gjakosur, e kanë kërcënuar të mos flasë. Por ai ka dëshmuar: “Më kanë sulmuar me qyta pistolete në disa vende. ‘Ti mos fol, mos e hap gojën se po fole do të të vrasim’, më thanë”, thotë ai. Dhe vijon: “Ky gjak nuk do të shkojë huptas! Ta dijë mirë Flamuri megjithë langojt.”
Sipas Kryetarit të Partise Socialiste të Peshkopisë, Ulsi Manja i cili është dhe kandidat për deputet në Qarkun e Dibrës, një grup militantësh të Partisë Demokratike rreth orës 21:30 të së premtes kanë qëlluar me armë në drejtim të shtabit elektoral të Partisë Socialiste. “Janë dëgjuar krisma. Kemi lënë menjëherë mbledhjen dhe të gjithë drejtuesit e shtabit elektoral kemi ardhur me urgjencë tek shtabi. Këtu kemi parë militantët e Partisë Demokratike që ishin afruar në brendësi të shtabit elektoral të PS-së. Kemi parë njolla gjaku dhe vrima plumbi mbi dyert e shtabit. Nxitësi i incidentit ka qenë drejtori i CEZ-it Shpërndarje Dibër, anëtar i kryesisë së PD-së, Gafurr Gazidede dhe Drejtori i Tatimeve, Artan Selishta.”
Ndërkohë një ditë më parë, dje pra, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në shtëpinë e kryetarit të Partise Demokratike në Shkodër, Astrit Bushati. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë të ndërtesës duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona, por pa përcaktuar ende autorin dhe motivet.
Re.Pu.
Comments
Këta ordinerë duhet të marin
<p>Këta ordinerë duhet të marin ndëshkimin maksimal që thotë ligji që nesër mos të ndodhi më</p>
Add new comment