Optimizëm analistësh (pa Henri Çilin): “Fryn erë ndryshimi”

Sot gazeta Shqip ka hapur një forum me opinionet e 5 gazetarëve e analistëve, Stefani, Nano, Minxhozi, Çipa dhe Yzeiri. Dhe e përbashkëta e opinionit të tyre i është vënë dhe si titull forumit, “fryn erë ndryshimi”.
Andrea Stefani : “Të votosh Sali Berishën sot do të thotë të pranosh se qeveria ka të drejtë të të vrasë.”
Mustafa Nano:“Në thelb këto zgjedhje kanë vetëm një pikëpyetje: Do ta rrëzojnë, apo do ta konfirmojnë shqiptarët Berishën e regjimin e tij?”
Skënder Minxhozi: “Rezultati? Entuziazmi i opozitës dhe konsumi i qeverisë janë në majat më të larta sot, se më parë.”
Aleksandër Çipa: “Këto zgjedhje, nëse vijojnë normalitetin e shënuar deri tani, do të na japin qeverisjen e një koalicioni të ri.”
Ilir Yzeiri: “në ligjërimin politik të Kryeministrit nuk pamë asnjë alternativë, por vetëm përsëritjen monotone e të lodhshme të premtimeve të bëra bajate në gjithë këta vjet. Fjala vjen, në Berat premtonte se do të lidhte këtë qytet me të gjitha akset rrugore, me Korçën, me Fierin, me Shkodrën, pra do ta bënte Beratin qendrën e Shqipërisë, ndërkohë që sot nga Lushnja në Berat nuk shkon dot.”
k.c.
opinionet e plota:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/23/stefani-nano-minxhozi-cipa-dhe-yzeiri-fryn-ere-ndryshimi/
Comments
Pergjigjet e 5 sherbetoreve
<p>Pergjigjet e 5 sherbetoreve k0munisto-provincialiste te Rames. Asgje s'u bete dot, as deputete, as kryetare bashkish dhe s'do te beheni se Edi rama nuk do fjale, do para, ju prodhoni vetem fjale. Nje here tjeter do t'ju theme se ç'fare tha ne nje rreth te ngushte per Mustafa Nanon, kur dikush i tha se e kishte mik...</p>
O Miri, po Cili, Cani, Fevzua
O Miri, po Cili, Cani, Fevzua cfare prodhojne pervec pisllekut mediatik?
Pisllek dy palesh, dihet
<p>Pisllek dy palesh, dihet ajo. </p>
Add new comment