Fitorja, e padiskutueshme; të fitojmë edhe standardet, thotë Rama

Postuar në 24 Qershor, 2013 07:01

 

Një shpallje e fitores, kombinuar me një ftesë direkte për koalicionin e djathtë, që humbjen ta pranojë me fisnikëri dhe se bashku me të majtën të vulosin një standard të ri zgjedhor. Ky ishte mesazhi i esëllt televiziv i Edi Ramës para pak minutash, nga selia rozë.  “Ky proces duhet ta ndajë Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga zgjedhjet e cënuara dhe turpëruese”, tha Rama, i cili shtoi se festa e fitores mund të presë, dhe ftoi koordinatorët dhe numëruesit e koalicionit të tij: “Duhet të numërojmë çdo votë në respekt të çdo shqiptari”. Duke iu drejtuar të djathtës, kreu socialist tha se “është detyrim i barabartë si i yni dhe i tyre që të nxjerrin të fituar Shqipërinë nga ky proces. Shqipëria në këto zgjedhje duhet të dalë me kokën lart”. Sa u përket rezultateve paraprake të deritanishme, ato flasin për 82 mandate parlamentare për të majtën, 57 për koalicionin e djathtë dhe 1 mandat i mundshëm për FRD-në e Bamir Topit.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.