S’pushon gjakderdhja në Laç, këtë herë tre viktima për çështje borxhi

Postuar në 25 Qershor, 2013 06:28

Momentin e parë, u dyshua për një sfond politik. Nuk rezultoi kështu, por pavarësisht motiveve, ngjarja e kësaj paraditeje në qytetin e Laçit (fotoja është ilustrative) nuk e ndryshon bilancin e rëndë që nisi me një të vrarë e katër të plagosur, dhe përfundoi me tre viktima. Viktimë e parë, në orën 10.30 ka mbetur 53 vjeçari Lek Syziu, ndërsa një nga autorët e dyshuar, Arben Krosi, mbeti gjithashtu i plagosur rëndë gjatë një shkëmbimi zjarri mes tij dhe familjes Syziu, e më pas humbi jetën. Po kështu humbi jetën në spital edhe vëllai i Lekës, Pal Syziu. Mësohet se mes viktimës së parë dhe autorit të krimit është zhvilluar një debat në lidhje me një borxh prej 70 mijë eurosh që Krosi e pretendonte që prej një viti nga familja Syziu.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Nul Moka minister i brendshem, imagjino sa te motivuar mund te ndihen oficeret e policise, qe kane sakrifikuar vite e vite neper specializime e trainime jashte shtetit, duke pasur mbi krye nje idiot dhe super te korruptuar. E pastaj te flitet per rend! Po flitet qe Berisha te jape doreheqjen para afatit kushtetues; besoj se edhe nese qendron deri ne Shtator, nje gje te hajrit mund ta beje para se t&#39;i mbaroje afati: Te shkarkoje me ceremoni kete palaço qe e ka shendrruar Policine e Shtetit ne objekt qyfyresh e talljesh nga te gjitha anet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.