Kronika e një dhunë të paralajmëruar, sipas Ilir Metës

Ju kujtohet lajmi i një dite para votimit, që bënte fjalë për një “ndeshje” midis militantëve të PS-LSI-së dhe atyre të PD-së në qarkun e Lezhës? Ajo ngjarje ka alarmuar e vënë në lëvizje Ilir Metën, ndonëse momenti ka qenë i pazakontë e ndonëse vëmendja ishte përqendëruar tek mbarëvajtja e votimeve të një dite më pas. Këtë e ka pranuar vetë Ilir Meta në një intervistë për Top-channel-in:
“Një natë më parë, 7 mbështetës të LSI dhe PS u goditën dhe u keqtrajtuan fizikisht nga elementë kriminalë, – këtë e them me bindje – të PD-së. Unë shkova atë natë në spitalin e Lezhës ku ata u dërguan. Bashkë me Spartak Brahon shkuam më pas në zyrën e drejtorit të policisë së Lezhës në mesnatë. Fola me të për ato që na kishin treguar mbështetësit e plagosur. Nuk bëmë asnjë deklaratë për shtyp, nuk e bëmë publike, sepse donim që njerëzit të ishin të qetë të nesërmen. Por i thashë drejtorit të policisë që, sipas atyre që dëshmuan të plagosurit, të nesërmen mund të kishte dhunë. Dhe ata nuk morën asnjë masë. E dinin. Ai qytetari u vra në mënyrë të pafalshme, sepse nuk u mor asnjë masë. Dhe kur ndodhi, atje ku ishte KZAZ kryesore e Laçit nuk kishte asnjë polic. Kjo është e pafalshme. Kjo ishte arsyeja që ne dolëm dhe bëmë ato thirrje për policinë”.
Re.Pu.

Add new comment