Berisha i zhytur në dëshpërim. Del para shtypit në orën 19.00. Ndërkohë, fjala e Ramës e ka lënë pa ngushëllim.

Sali Berisha do dalë për herë të parë para gazetarëve në orën 19.00. Askush nuk e di, përveç ndoshta të së shoqes e Lulzim Bashës, se çfarë do të thotë e se cili do të jetë qëndrimi i tij në këtë moment të parë. Burime të mirinformuara kanë thënë për respublica-n, se ai nuk e ka pritur këtë disfatë kaq totale, se ai është duke e vuajtur shumë, dhe se ndihet i braktisur e i zhgënjyer nga shumë njerëz, që kanë qenë rrotull tij. Burimi ynë na tha se fjala e mbrwmshme e Ramës ka qenë e tillë që e ka lënë pa ngushëllim. Do ish shumë i kënaqur që Rama të mbante një fjalim arrogant, fyes e kërcënues, por mesazhet që fituesi ka përcjellë e kanë çarmatosur. Ndërkohë i ka vajtur në vesh që diplomatët ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë të Brukselit dhe Washingtonit, kanë mbetur të befasuar për mirë nga ky fjalim.
Shkurt, Berisha ka mbetur pa ngushëllim. Të presim e të marrim vesh se ç’vendim ka marrë.
Re.Pu.
Comments
Lukashenko i fundit i
Lukashenko i fundit i Ballkanit! Poshte diktatoret dhe diktaturat! Demokraci dhe liri fjale!
Ti Shqiptar nuk je shqiptar.

Ti Shqiptar nuk je shqiptar. Je ndonje mebturine e kuqe e Brezhnjevit apo e Kirilenkos apo e Stalinenkos tend. Si mund te krahasosh me Lukaleshin nje njeri si Berisha, i cili me burreri e trimeri e dha doreheqjen nga Partia direkt, dhe e respektoi edhe kundershtarin??? Si mundesh more vemje e keqe e komunizmit te ri Meta-Ramist te kesaj Shqiperie te mjere?? Ah e mjera kjo Shqiperi c'do te heqe nga ju komunistet e rinj!!! O Shqiptar! Hapi syte: 1.Doreheqja e Berishes, dhe 2.rezultati i thelle i 2013-es provuan se rezultati i ngushte i 2009-es paska qene i vertete. Edhe tani, PS mori vetem 0,6% me shume. Vetem kaq. E kupton more komunist i ri i bllokut??? Por qe ai djali i gjate i mamit nuk pati burrerine (si zakonisht) qe ta pranonte humbjen ne 2009-en, dhe e zvarriti atdheun e tij ne nje 4-vjecar absurd neper sheshe e rruge, ia mohoi pa meshire statusin e vendit kandidat, terrorizoi nje popull te tere me kryengritjen e armatosur te 21 Janarit, na mashtroi e na genjeu sa deshi me ato perrallat e veta elektorale. Berisha eshte burre, Rama eshte burrrec, Meta eshte tregtar votash. Do presim e do e shohim se ku do veje ky vend me qeverisjen pa koke te se majtes. Do t'ju vije turp kur t'u thoni shqiptareve qe "ju genjyem"???!!!

Tani te prese Berisha frytet

Tani te prese Berisha frytet e punes se tij...qe do te thote nje flete arresti per te birin,nje per Mediun,nje per Lul Bashen,te treja sa per fillim.Kur ti behet zemra cope e te mos e shohe dot me djalin brenda,do kerkoje t'a zevendesoje.

kjo per kete vit sa per hyrje....vitin tjeter vazhdojme me te tjere b-lepiresa.

Respublica ben mire mos

Respublica ben mire mos filloni censuren kaq shpejt per opoziten .... by the way b e Berishes eshte me e paster se Aleanca e B\Qelbesirave

More. Mire qe koalicioni

More. Mire qe koalicioni fitoi, por ai tipi qe dilte dite e nate ne TV pse nuk po del me. Ate keto 8 vjet e shikoje te te dilte ne ekran cdo gjysem ore si fandi spathi, saqe TV ishte bere me pullet e kuqe per femijet para se te flinin.

I shkon tamam per shtat ajo shprehja e filmit “Perralle nga e kaluara” kur mendonin se Vagjeli e kishte bere me nusen..... kur dikush e pyet Gjinon:

"SI ESHTE VANGJELI MO GJINO. PO CFARE KA VANGJELI QE NUK DEL ME NGA SHTEPIA MO GJINO"

I shkon per shtat edhe ajo shprehja nga filmi "Krevat i perandorit" kur i madhi Pandi Raidhi shkon ne banje dhe gejn portretin e Duces duke dhe aty i drejtohet….

“E RENDE DUCE E RENDE, SA POSHT PASKE RENE”…..

Ose nga filmi tjeter “Perballimi” ku perseri Pandi Raidhi kur pushteti komunist arrestoi nje spekullator thote “U PASTRUA QYTETI EDHE NGA NJE BAJGE”.

Ose nga filmi “Njeriu me top”

“IKE PLAKU MERE IKE, ME GJITHE TESPI E TOSUM BAC”

“shenim Tosum Baci duhet te jete Xhozi, me ndryshimin se Tosum Baci ishte i zgjuar.

Shprehje do te degjoni plot se nga filmat kemi shprehje sa te duash. Inkurajoj Saimirin dhe Saimirin, (se ata jane edhe te sojit tim qe perdorin shprehje nga filmat) qe te perdorin sa me shume te tilla se na kenaqin………. Bo Bo do te kete gallate………

Gjithsesi detyra jone eshte qe tani te kthehemi ne opozite……

Socialistet dhe demokratet e

Socialistet dhe demokratet e vertete te mos behen shpirtdobet e te mundohen te ngushellojne Berishen, pasi edhe Hitleri, fillimisht i dashur ishte me popullin e tij, madje i ngrinte si turmat e bagetive dhe i çonte drejt vdekjes me kenge, por pastaj perfundoi ne tunel......me falni, ne bunker.

Add new comment