Vendim historik i Gjykatës Supreme në SHBA: Martesa nuk është vetëm mes burrit e gruas

Postuar në 26 Qershor, 2013 11:07

Në SHBA ka pasur një ligj federal që e përkufizonte martesën si një lidhje legale mes dy personave me seks të kundërt. Ky ligj nuk ekziston më. Qysh nga dita e sotme. Gjykata Supreme e SHBA-ve, me pesë vota pro e katër vota kundër, e ka abroguar këtë ligj, për rrjedhojë duke e ripërkufizuar martesën si një lidhje legale mes dy njerëzish, pavarësisht nga seksi që ata kanë. Dhe me këtë ligj të ri, secili prej partnerëve në një çift homoseksual gëzon të drejtat që kanë gëzuar e gëzojnë dhe partnerët në një çift heteroseksual të lidhur në martesë, që do të thotë se gëzojnë përfitimet që u vinë prej pensioneve, prej trashëgimisë, etj.

Gjykata Supreme e ka qujtur ligjin federal të abroguar si jo kushtetuess, pasi dhunonte amendamentin e pestë që merr në mbrojtje liritë e të drejtat individuale. Diferencën e ka bërë gjyqtari Anthony Kennedy, që është rreshtuar me katër gjyqtarë të tjerë demokratë që me kohë ishin me këtë ide.

Ky vendim është pritur jashtë Gjykatës me thirrje e ovacione të turmës që ish vënë në pritje.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Tani kane te drejte dhe te adoptojne femije dhe tu mesojne dhe atyre te jene homo. Tani do te dale dikush dhe do te thote qe pse te mos martohem me tre ose 10 gra njekohesisht. A ka ai te drejte?
Do te kerkojne qe ne shkolle te mesohet per homot dhe homot do te shtohen sepse homoseksualiteti eshte nje zgjedhje dhe jo e lindur. Nuk eshte vertetuar kurre shkencerisht qe homot lindin te tille.

Submitted by Andrea (not verified) on

Nje vendim kriminal qe u shkon per shtat elitave boterore qe jane per pakesimin e popullsise.
Pjesetaret kryesore te Elites Boterore nga ana e tyre martohen normalisht e kane nga 6 femije e siper,
por gjithe lufta e tyre pro perversitetit dhe homoseksualizmit, ne finale behet thjesht per arsye shpopullimi te Botes.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte vendim politik. Obama ju tha ky eshte mjalte dhe gjykatetesit e pavarur demokrate thane po.

Submitted by U.S.A (not verified) on

Ne fakt nje shoqeri e lire eshte ajo qe e lejon individin te beje ç'te doje, mjaft qe e bera te mos demtoje te tjere individe. Pse jo, edhe kater apo pese gra per nje burre, apo 4-5 burra per nje grua, mjaft te kete marreveshje mes paleve. Kjo nuk eshte shthurje e shoqerise; shthurja vjen nga cenimi i lirise sepse cenimi sjell deshira esktreme qe çojne ne shkeljen e ligjit, perplasje sociale dhe ilegalitet. Ndersa lirite maksimale te nje shoqerie te lire sjellin ftohjen e deshirave, paqe te senseve dhe deshirave dhe per rrjedhoje urtesi dhe bashkepunim mes individeve.

Me vonese e kuptoi Gjykata Supreme Amerikane se diskriminimi i individeve "te ndryshem", e demton pa mase nje shoqeri, shpresoj qe te veprohet po ne kete drejtim ne mbare Boten!

Une vete jam heteroseksual dhe i tille do te mbetem tere jeten pasi e adhuroj ne ekstrem femren si fizikisht ashtu dhe shpirterisht; per mua femra eshte perendeshe e bukurise njerezore! Por t'i ndaloj fqinjit, shokut apo te afermit tim te zgjedhe ndryshe... nuk do te ishte aspak e drejte! Diskriminimi sjell vetem konflikte, liria dhe toleranca sjellin respekt dhe paqe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.