M. Nano thotë për Ditën se “tani është gati të ndërrojë profesion: do fillojë të bëjë gazetarin”

Postuar në 28 Qershor, 2013 05:23

Kryeredaktori i Ditës, Adrian Thano i ka kërkuar, siç thuhet në numrin e sotëm të kësaj gazete, një intervistë Mustafa Nanos, por ky i fundit i ka thënë veç dy mendime në telefon. Gjithçka ka lidhje me dorëheqjen e Berishës. Po e sjellim të plotë:

“Dëgjo, Adi! Berisha de facto nuk ka ikur. Por edhe “kaq sa ka ikur”, është një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Mund të jetë një nga 3-4 ngjarjet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar. Kemi shpëtuar si prej një makthi. Me ikjen e tij (aq sa ka ikur, pra) është si të kemi dalë të gjithë nga një seancë egzorçizmi. Është nga ato ngjarje që e ndryshon vetvetiu Shqipërinë, që e bën, në mos tjetër e më në fund, normale. Shqipëria do të mbetet e mjerë, e prapambetur dhe plot halle për shumë kohë edhe pa Berishën, por do të jetë normale. Dhe ne, mendoj unë, duhet “të bëhemi normalë”, gjithashtu. Si? Duke u marrë sa më pak me këtë njeri. Duke e harruar. Aq sa kjo është e mundur të ndodhë, kuptohet, me një personazh historik.

Përsa më takon mua, unë e ndjej se kjo ngjarje më ka ndryshuar. Menjëherë. Në një farë kuptimi, jam gati të ndërroj profesion: Do filloj të bëj gazetarin.”

Re. Pu.

Comments

Submitted by Gazi (not verified) on

Ti mendon se ne behemi normale duke e harruar? Po a eshte e mundur kjo?! Nuk mund te harrosh nje njeri qe eshte deputet dhe defacto kryetar te opozites. Nuk mund te harrosh nje njeri qe eshte anetar "i thjeshte" i PD, nje anetar nga ata qe cakton kryetarin e tij dhe kryetari i tij " dhjet gjak" kur marrin fjalen anetaret e thjeshte. Mund te harrohet nje njeri i tille? Harrojeni fjalen harrim!

Submitted by Anonim (not verified) on

Berisha nuk ka ikur, por e kemi te shtruar kembekryq mes nesh.

Kjo, sa kohe qe mjaft njerez, perfshire dhe autorin e rradheve te mesiperme,  mbahen me te madh, me koken ne qiell, e bythen ne diell.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nqse nuk vazhdon te besh opozitarin (per te cilin cdo sistem ka nevoje) atehere del se paska qene PERSONALE!Ju duhet te qendroni me lart se kaq:)!

Submitted by Gjon (not verified) on

do filloje, egzorçizmi

Une shpresoj qe perpara se te beheni gazetare te pakten te  mesoni gjuhen shqipe.

Submitted by Dardan (not verified) on

Hej, i dashur Nano!   Tani qe humbi zgjedhjet pa luften e 97-s do te shohesh hakmarrjen me te tmerrshme te ketij njeriu te lig. Pikerisht pas humbjes dhe "doreheqjes" se tij jam me i tmerruar dhe angshios  (si shqiperohet dreqi) nga sa kam qene me pare. Vetem mbyllja ne nje dhome plot me plutonium 210 do te mundte te mposhtte kete fenomen alien!

Submitted by dritan (not verified) on

Ky eshte provinciali me medioker qe me kane zene syte dhe degjuar veshet

Submitted by RP (not verified) on

Njehere kur ben drejtuesin e programit ne televizor e ke bere def zanatin e gazetarit.Nje nga me te miret qe kam lexuar ishte Gianni Riotta nendrejtor tek Corriere,qe kur shkoi per para ne nje TV,s'me kujtohet ne RAI apo TG5,s'kaloi shume kohe dhe humbi fare.Jane ca si ty z.Muçi qe kaluan shume shpejt ne publicistike e pastaj ne analize e TV,o sepse TV-te paten shume uri,o sepse qe fati juaj,por ju lane pak kohe per eksperience.Shume analiste TV-je(qe une po i quaj me modesti llafazane kabareje)u bene te njohur nga ekrani dhe pakez fare nga artikujt e shkruar.Te lexosh artikuj te Fevziut,ky eshte dobet fare.Ndonjeri u be deputet keto"zgjidhjet"e fundit,me kujtohet kur e prezantoi Rama nuk foli dot pa leter;me beri pershtypje ky drejtues emisioni.Natyrisht,keto fjale i kam me dashamiresi;ju uroj te gjitheve suksese!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.