Thaçi “uron” Berishën, si lider historik i Shqipërisë dhe “burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”

Postuar në 28 Qershor, 2013 05:31

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një telegrami dërguar kryeministrit në largim, Sali Berisha ka vlerësuar rolin e tij në sfidat 23-vjeçare të shtetit shqiptar. Sipas Thaçit, Berisha do të respektohet gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike. “Berisha ka mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon”- thuhet në telegram.

Thaçi përmend “kontributin historik” të Berishës për integrimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen e perspektivës për integrime evroatlantike. Në fund të telegramit, ai shkruan se “ju mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës”.

Zh.

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Si duket Thaci nuk e ka mesuar akoma se telegrame&nbsp; u dergohen fituesve dhe jo humbesve te nje gare. Dhe gabon gjithashtu kur thote se eshte merite ekskluzive e Berishes qe u liberalizuan vizat dhe u fut shqiperia ne Nato. Edi ne fakt u shqua kur ishte kryebashkiak se cliroi Tiranen nga shemtimi urban ku e kishte katandisur Brisha. Dhe tani ka nje barre te madhe persiper per te cliruar shqiperine nga berishizmi i cili fatkeqesisht eshte metalitet i ngulur thelle, vetem kur shqiperia te clirohet nga ky mentalitet, atehere do te kete progres demokratik.</p>

Submitted by Daku (not verified) on

<p>Thaci shko fal ndonje cop toke andej siper, se det nuk ka Kosova. Ti fale token, ky detin, Rama nuk e dime akoma cfare, do ta shohim. Bashke me kete qe iku dhe keta qe do vijne, jeni pjesetare te klubit: &quot;Te shesim e falim sa me shume pasurine kombetare&quot;.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>O zot, cfare njeriu ne krye te Kosoves martire! &nbsp;Edhe ky udheheqes ushtarak per clirimin e Kosoves u thye perpara presionit te zagareve berishaiane te Beogradit? Cfare felliqesie!</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Zoti Thaçi jeni një njeri i pa ftyrë si mund ta quani këtë Don Kishot burë shteti kur ky kaqënë që në fillimë kundër Kosovës sa shpejtë që e haruat kur ju thoshte se jeni terorista dhe kartelë të drogës turp të keni vetëmn për nder të shokëve të rënë në këtë luftë nuk duhet ta bënit po të ishte gjallë Adem Jashari do ju pështynte në fytyrë për këtë paturpësi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.