Pas denoncimit të KLSH-së. Çfarë dreqin festonte ministria e Punës?

Gazeta Shqip njofton sot zbardhjen e pjesshme nga Prokuroria e Tiranës, të abuzimeve në Ministrinë e Punës, e drejtuar nga Spiro Ksera. Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit para zgjedhjeve ndërsa njësia Task-Forcë ka kryer veprimet e para procedurale, ku përgjegjësia bie direkt mbi shefin e kabinetit, Kleves Bitro (me kravatë në foto). Po cili ishte mekanizmi i abuzimit? Pas verifikimeve në terren, ka rezultuar se gjasme organizoheshin aktivitete festive a seminare, për të cilat janë paguar miliona lekë megjithëse shumica syresh nuk janë bërë kurrë. Mendja ta do që ministria duhet të ketë pasur suksese si në punësim, ashtu dhe në lehtësimin e problemeve sociale, aq sa për t’ja vlejtur festa.
“Ka dyshime se organizimi i këtyre aktiviteteve kishte një “faturë” prej 40 milionë lekësh të vjetra për çdo rast, ndërsa inspektorët e KLSH-së kanë evidentuar se këto aktivitete kanë qenë vetëm në letër”, thotë Shqip. Sigurisht që çështja është ende nën hetim, por denoncimi i KLSH-së jep edhe disa ilustrime. Fjala vjen edhe kur aktivitetet janë kryer, shpenzimet kanë qenë krejt të papërligjura, si në rastin e ngjarjes sociale “Bota femërore, një sfidë me shumë gra në vendimmarrje”, ku janë paguar katër milionë lekë të vjetra vetëm për dekorin.
Shkrimi i plotë, në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/07/02/prokuroria-si-abuzo...
Re.Pu
Add new comment