Shënim: O deputet, o ministër? “Reforma e posteve” premton ca kokëçarje

Postuar në 02 Korrik, 2013 09:25

 

 

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ende i qëndron idesë që nëse një deputet pranon të bëhet ministër, duhet të dorëzojë mandatin e deputetit. Edhe në intervistën në emisionin e Sokol Ballës javën e kaluar, Rama deklaroi se do të konsultohet me çdo kandidat për ministër, ama “ne jemi të dënuar ta modernizojmë Shqipërinë”. Deri në gusht, Rama do të vendosë edhe për mandatin e vet parlamentar, teksa do vijojnë konsultimet për formimin e kabinetit të ri. Nga ana tjetër, aleati Ilir Meta, intervistuar nga Fevziu, i mëshoi termit reformë; “besoj që është një hap pozitiv sepse i jep mundësi qeverisë të jetë plotësisht efikase, e po ashtu parlamentit”, tha Meta. Por në intervistën e sekretarit të përgjithshëm të asamblesë së PS, Gramoz Ruçi dhënë “Gazetës Shqiptare” ditën e festës së PS (dje), u vu re njëfarë ngurrimi. “Ngelet për t’u parë dhe kjo ide e hedhur nga lideri i PS-së”, tha Ruçi, “…sepse është një gjë e re dhe si çdo gjë e parë, ka vështirësitë e veta”. Ruçi e riformatoi përgjigjen një pyetje më poshtë, duke thënë se “kryeministri Edi Rama ka një vizion për qeverisjen, ndaj vendimet i merr ai”. Sidoqoftë, duhet thënë se ndryshe nga herë të tjera, nëse një deputet merr propozim për ministër, nuk është se do hidhet përpjetë nga gëzimi kaq kollaj.

 

A.K.   

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Eshte ide shume e mire dhe duhet te shkoje me tutje; Shqiperia ka nevoje per me shume rregulla te tilla, madje direkt te shkruara ne kushtetute. Sidomos ka nevoje qe (pervec asaj qe thote Rama) :</p><p>1.Kryeministri te mos kete te drejte te zgjidhet me shume se dy mandate.</p><p>2.Kryetaret e bashkive te mos kene te drejte te zgjidhen me shume se tre mandate.</p><p>A do binte Rama dakort qe keto dy lloj rregullash te ankoroheshin ne Kushtetute ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.