Në Egjypt po bëhen ‘provat gjenerale’; pasdite, pas orës 17.00, pritet një grusht shteti

Sot pasdite, në orën 17.00, skadon afati i ultimatumit të lëshuar nga gjeneralët e ushtrisë egjyptiane për presidentin e vendit. “Ke 48 orë afat për të dhënë dorëheqjen”, i thanë pardje ata Muhamet Morsit. Deri dhe gazeta e kontrolluar nga qeveria ‘Al Ahram’, një gazetë shumë e rëndësishme e me ndikim, kish dalë sot me titullin: Sot, ose Morsi jep dorëheqjen, ose hiqet nga ushtria”.
Morsi ka deklaruar se nuk do ta japë dorëheqjen, dhe se është gati të japë dhe jetën në mbrojtje të popullit nga terroristët e ekstremistët. Dhe gjeneralët i përgjigjen me gojën e njërit prej tyre, Abdel Fattah el Sissi, ministër i Mbrojtjes: “Për ushtarakët është më ndershme të vdesin se sa të shohin popullin e tyre të terrorizuar e të kërcënuar. Betohemi para Zotit që do të sakrifikojmë gjakun tonë për Egjyptin, kundër grupeve terroriste, ekstemiste e injorante”.
Gjasat janë që pasdite të realizohet një grusht shteti, dhe që pushtetin ta marrën gjeneralët.
Re.Pu.
Comments
Uroj qe te mos derdhet gjak i
Uroj qe te mos derdhet gjak i pafajshem, siç ndodh zakonisht..
Add new comment