Dje Olldashi, sot Basha: Jemi kandidatë për kreun e PD-së. Do ketë të tjerë?

Siç ishte lajmëruar e siç pritej, Lulzim Basha shpalli publikisht vendimin e tij për të kandiduar për kreun e PD-së. Të gjithë agjencitë kanë veçuar të njëjtën pjesë të fjalës së tij para gazetarëve: “Një javë më parë, nga kjo foltore, kreu i PD-së dhe kryeministri Berisha iu drejtua demokratëve me një mesazh që jam i bindur që ju, ashtu edhe unë, donit që të ishte krejt tjetër. Këto kanë qenë ditë reflektimi të thellë për ne demokratet dhe gjithë mbështetësit tanë anembanë vendit. Sot familja e demokratëve duhet të jetë më e bashkuar se kurrë. Tani është momenti që çdo demokrat të jap kontributin për ringritjen e PD-së. Pas një reflektimi të gjatë, pas mijra mesazheve të anetarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike dhe pas një bisede me kryeministrin, kam marrë vendimin më të vështirë të jetës sime, por edhe në kthjelltësinë më të madhe, për të kandiduar për kreun e PD-së.”
Dje bëri të njëjtën gjë Sokol Olldashi. Që të dy kanë pasur një takim kokë më kokë me Sali Berishën, gjë që lë të kuptohet se kanë marrë ok-in e tij. Ndërkohë, Basha mendohet se është beniamini i tij në këtë garë.
Re.Pu.
Comments
Une mendoj se PD duhet te
Une mendoj se PD duhet te zgjedhe Fatos Nanon si kryetar. Ai dhe vetem ai, e jo Berisha, i kane zgjidhur si duhet problemet PDse ne momentet me delikate. Ai eshte besnik i partise dhe Salise. Ne rast se ai refuzon, atehere Kasteiot Islami, njeriu me biografi me te pasur politike ne radhet e PDse se sotme duhet te zere karrigen e Saliut. Ne rast se asnjeri prej ketyre nuk caktohet ne kete detyre, atehere partia duhet ti lihet djalit ose vajzes, e perse jo dhenderrit te kryetarit. Ata me siguri so vazhdojne politikat e Saliut, ndoshta edhe me mire se Kaci, Luli, e Koli.
Add new comment