Rama: Do t’i marr me vete në zyrë “Fatosin” dhe “Saliun”

Të gjithë e dimë historinë e breshkave të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe rrugëtimin e tyre me të, që nga koha kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, pastaj edhe në selinë rozë. Por, në një intervistë në “Klan Kosova”, me gazetarin Baton Haxhiu, Rama ka konfirmuar se dy breshkat e tij, të cilat i pa pagëzuar prej kohësh me emrat “Fatos” dhe “Sali”, do ta ndjekin pas edhe kur ai të ulet në karrigen e Kryeministrit. Duke i lënë “shakatë” mënjanë, kryesocialisti ka rrëfyer për befasinë që mori në 23 qershor nga vota e shqiptarëve. “T’ju them të drejtën, ne ishim përgatitur për të fituar, por edhe ne jemi të befasuar pozitivisht nga ky revolucion i heshtur me votë e shqiptarëve”, ka shtuar ai. Por, mbresa më e fortë i ka ardhur nga fakti se e majta u votua në të gjithë Shqipërinë: “Shqiptarët nuk duan të vazhdojnë as me dasinë e vjetër të së shkuarës komuniste dhe as me dasinë e më të vjetërve, që e kanë ushqyer shumë armiqtë e Shqipërisë, veri-jug”. Fjala e fundit i takoi faktit pse e ndryshoi ngjyrën e selisë nga rozë në vjollcë. “Sepse ngjyra e purpurt bashkon të kuqen me blunë”, ka qenë përgjigja e tij.
Re.Pu
Comments
Nuk do te habitem qe qysh nga
<p>Nuk do te habitem qe qysh nga kjo dite militante te PD-se do te emerojne me EDVIN ndonje nga kafshet e tyre te preferuara apo qe i kane inat. Dhe edhe pse jame kundra nje veprimi te tille nga nje kryetar partie nuk me habit qe populli i thjeshte , qofte dhe per inat ta bej kete. Me kujtohet e famshmja histori e kohes komunizmit kur ne nje çerdhe femish beri nevojen ne breke nje femi me emrin Stalin dhe edukatorja the "u dhje Stalini ne breke". Qeveria e asaj kohe e ndaloj venien e emrave te tille.</p>
Add new comment