Matoshi: Kosovarët që kanë marrë shtetësinë shqiptare nuk duhen lejuar të votojnë në Shqipëri

Në një artikull të publikuar në Kohën Ditore, opinionisti kosovar Halil Matoshi i rikthehet temës së “kosovarëve të dashuruar pas Berishës”, aq e diskutuar kohët e fundit në Tiranë e në Prishtinë. Sipas tij, nuk është e vërtetë, madje është një fantashkencë e të majtëve në Shqiëpri, që Berisha po përdor mercenarë të Kosvës për qëllime elektorale (janë 5 mijë kosovarë që kanë shtetësinë shqiptare, saktëson Matoshi).
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.kohaditore.com/?page=1,9,151484. Dhe në të, Matoshi ka nënvizuar një qëndrim të vetin: “Nuk kam pasur asnjëherë pas rënies së komunizmit preferenca se kush duhet t’i fitojë zgjedhjet nacionale në Shqipëri, duke iu përmbajtur parimit se kjo është një çështje e brendshme e trupit politik të Republikës së Shqipërisë dhe nuk i përket fare Kosovës, si entitet politik i veçantë, me një trup vetjak politik, prandaj çdo interferim nga Kosova e vrojtoj si të dëmshëm dhe të pakompetencë.’
Sipas autorit, “Ligji për dyshtetësinë ua mundëson këtë shqiptarëve jashtë Republikës së Shqipërisë, mirëpo ky ligj duhet të rishikohet, të amendamentohet dhe të “riparohet”, ta zëmë konform me ligjin britanik, ku qytetari mund të ketë disa shtetësi, por të drejtën e votës e siguron vetëm në vendin ku i paguan taksat dhe thjesht të pabazë”. (Në foton që shoqëron këtë shënim është deputeti kosovar Arben Gashi, duke votuar në Tiranë).
Re.Pu.
Comments
i sakte si gjithmone
<p>i sakte si gjithmone matoshi.</p><p> </p>
Hashim Thaci duhet te na jape
<p>Hashim Thaci duhet te na jape shtetesine e Kosoves ne shqiptareve qe duam te votojme kunder kelysheve te Berishes ne Kosove,kunder LDK dhe Haradinajt.Nqs ata sollen 6 mije kosovare per Salen ne mund te cojme 10 mije per Thacin.</p>
ndaj ketyre Matosheve Rexhep
ndaj ketyre Matosheve Rexhep Qosja ka shkruar nje ese te tere me titullin "Ideologjia e shperberjes". I referohet me kete titull ideologjise qe mbron tezen se identiteti kosovar eshte i ndryshem nga ai shqiptar, qe dy vendet duhet te qendrojne te ndara edhe nese krijohen kushtet per bashkim. Kjo ideologji qe Qosja e quan ideologji te shperberjes, une do ta quaja ideologji te kalbjes morale, ne te cilen kalbesire, gjallesat e perçudnuara si raca e matosheve levrijne e gjejne humusin dhe habitatin natyror.
Add new comment