A është CEZ-i në një situatë katastrofike?

Në numrin e saj të sotëm, Gazeta Dita ka botuar një artikull me titull “Ç’po ndodh në ‘dollapët’ e CEZ-it”, në të cilin hedh një vështrim të gjatë mbi atë se çfarë po ngjet në kompaninë që administron energjinë e shqiptarëve. Ndër të tjera, artikulli shkruan se “një autokolonë ekskursionistësh me makina të CEZ-it dhe autobusë të paguar po nga paratë e CEZ-it, me rreth 65 drejtorë dhe nëpunës të lartë të drejtuar nga Sahit Dollapi, kanë shkuar për qejf në Valbonë. Do bëjnë turizëm këtej dhe andej kufirit, sigurisht jo me paratë e tyre. Me paratë e gjigandit energjetik që këto ditë duket krejtësisht jashtë kontrollit”.
Më pas bën një rezyme të faktit se CEZ-i gjendet në një situatë katastrofike, sidomos gjatë muajit qershor, kur kompania ka mbledhur 400 milionë lekë më pak. Gazeta raporton se përballë kësaj situate, z. Dollapi ka mbledhur vartësit dhe u ka deklaruar se “janë kompani private dhe nuk preken nga ndryshimet politike”. Por, kjo mbetet ende për t’u parë.
Shkrimi i plotë http://gazetadita.al/07-korrik-2013/
Re.Pu
Add new comment