Milva Ekonomi: Deri tani INSTAT ka qenë një kuzhinë e keqe e qeverisë, shqiptarët dinë pak nga ato që ndodhin në të vërtetë

Në një intervistë për Shqip, ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, thotë se në kushtet që po kalon Shqipëria, statistikat marrin rëndësi të dorës së parë, por jo vetëm në aspektin e publikimit në kohë të të dhënave, por ato duhet të jenë më cilësore. Sipas saj, deri tani INSTAT ka qenë një kuzhinë e keqe e qeverisë, duke servirur ccfarë ka dashur dhe si ka dashur ajo.
“Besoj që statistikat janë gjithmonë të rëndësishme për një vend, ka thënë Ekonomi, ato janë matësit më të mirë për të orientuar politikat publike. Por këto kohët e fundit kur Shqipëria ka probleme të dukshme të uljes së nivelit të jetesës, mungesës së investimeve të huaja, shtimit të borxhit publik dhe masës së kredive të këqija, statistikat marrin rol të dorës së parë. Ajo që është më e rëndësishme të theksohet është se statistikat duhet të jenë neutrale, ato nuk mund të jenë mjete informimi që duhet t’i njohë më parë dhe plotësisht qeveria dhe publiku të përdorë më vonë një pjesë të vogël të tyre”.
Zh.
Comments
Po kur ishte drejtoreshe, a
<p>Po kur ishte drejtoreshe, a ka guxuar te shprehet ne kete menyre zonja Ikonomi?</p>
Zonja Ekonomi jo vetem eshte
<p>Zonja <strong>Ekonomi </strong>jo vetem eshte shprehur keshtu , edhe kur ishte drejtoreshe, por dhe qendrimi institucional ka qene i orientuar nga pavaresia dhe neutraliteti. Vleresimet per neutralitetin dhe vertetesine e te dhenave te INSTAT kur ishte Zonja Ekonomi drejtoreshe jane bere nga nderkombetaret dhe jo nga kryeministrat.</p>
Add new comment