Milva Ekonomi: Deri tani INSTAT ka qenë një kuzhinë e keqe e qeverisë, shqiptarët dinë pak nga ato që ndodhin në të vërtetë

Postuar në 19 Korrik, 2013 08:19

Në një intervistë për Shqip, ish-drejtoresha e INSTAT-it, Milva Ekonomi, thotë  se në kushtet që po kalon Shqipëria, statistikat marrin rëndësi të dorës së parë, por jo vetëm në aspektin e publikimit në kohë të të dhënave, por ato duhet të jenë më cilësore. Sipas saj, deri tani INSTAT ka qenë një kuzhinë e keqe e qeverisë, duke servirur ccfarë ka dashur dhe si ka dashur ajo.

“Besoj që statistikat janë gjithmonë të rëndësishme për një vend, ka thënë Ekonomi, ato janë matësit më të mirë për të orientuar politikat publike. Por këto kohët e fundit kur Shqipëria ka probleme të dukshme të uljes së nivelit të jetesës, mungesës së investimeve të huaja, shtimit të borxhit publik dhe masës së kredive të këqija, statistikat marrin rol të dorës së parë. Ajo që është më e rëndësishme të theksohet është se statistikat duhet të jenë neutrale, ato nuk mund të jenë mjete informimi që duhet t’i njohë më parë dhe plotësisht qeveria dhe publiku të përdorë më vonë një pjesë të vogël të tyre”.

Zh.

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

<p>Po kur ishte drejtoreshe, a ka guxuar te shprehet ne kete menyre zonja Ikonomi?</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Zonja <strong>Ekonomi </strong>jo vetem eshte shprehur keshtu , edhe kur ishte drejtoreshe, por dhe qendrimi institucional ka qene i orientuar nga pavaresia dhe neutraliteti. Vleresimet per neutralitetin dhe vertetesine e te dhenave te&nbsp;INSTAT kur ishte Zonja Ekonomi drejtoreshe jane bere nga nderkombetaret dhe jo nga kryeministrat.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.