Prishtina e Tirana duhet t’i “bashkojnë” qeveritë, thotë Behgjet Pacolli

Postuar në 10 Gusht, 2013 11:40

I nxitur nga bashkëpunimi në rajon, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, këmbëngul në idenë e realizimit të seancave të përbashkëta qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të nxitur një impuls pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në një prononcim për median kosovare, Pacolli është shprehur se hartimi i një strategjie zhvillimore do ta thellonte bashkëpunimin me Shqipërinë, në interes në rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve të të dy vendeve. “A po shikoni se ç’po ndodh në rajon? Qeveritë e Maqedonisë me atë të Serbisë dhe Bullgarisë, po takohen dhe po ecin përpara në këtë drejtim. E pse ne mos të bëjmë të njëjtën gjë?”, është shprehur Pacolli.

Ai pranon se na duhet  një strategji zhvillimore afatgjatë, që të miratohet në mënyrë konsensuale dhe të përcaktojë prioritetet tona, aftësitë konkurruese. Pacolli ka thënë se ka bërë shumë aktivitete, ka hartuar shumë projekte e ka lëshuar shumë thirrje për elitave tona politike, “por unë s’mund të bëj më shumë, me këtë përfaqësim politik që kam në qeveri”.

 

Re.Pu

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kur bashkohen dy vende konfuzionare lind nji megakonfuzion. Asgja ma shume.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Larg qoftë.

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>O behgjet,ku te shpie gomari i nastrdinit me kete emer ? Une them se do degnisesh ne Buhara.</p><p>I ziu ti behgjet,te rosh vete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.