A është vrarë Lady Diana? Informacioni që mund të zbulojë të vërtetën

Postuar në 17 Gusht, 2013 14:55

Kjo është pyetja që ka shtruar sot Policia e Metropolitanit kur ka marrë në konsideratë dhe ka vlerësuar një informacion lidhur me vdekjen e Princeshë Dianës, e cila humbi jetën në një aksident në 31 gusht të vitit 1997. Policia është shprehur se është duke hetuar informacionin që ka marrë kohët e fundit, por pa dhënë detaje të tjera. Informacioni që përmendet nga policia, sipas mediave britanike, lidhet me faktin se një anëtar i ushtrisë britanike mund të ketë vrarë Lady Dianën dhe të dashurin e saj Dodi Fayed.

Scotland Yard-i është shprehur se po e heton informacionin për besueshmërinë e tij. Thuhet se informacioni ka dalë nga ish vjehërrit e një ish ushtari, bazuar mbi ato çfarë ky i fundit mund t’u ketë deklaruar atyre në të kaluarën. Mediat thonë se ky informacion i është dhënë Policisë Metropolitane përmes Policisë Ushtarake Mbretërore. “Nuk po kryejmë rihetim të çështjes,” ka thënë Scotland Yard-i në një deklaratë.

Re.Pu

Comments

Submitted by RP (not verified) on

flitej se ishte shtatzane me Dodi myslimanin dhe mbreteresha e Anglise eshte edhe guvernatorja e Kishes anglikane,mesa di.Kjo ishte gafa e Dianes dhe nuk ia falen.Kam degjuar se ekzistojne prej kohesh arme telepatike,qe mund te kombinojne incidentin kur ua do qejfi atyre qe i posedojne.

Submitted by RP (not verified) on

flitej se ishte shtatzane me Dodi myslimanin dhe mbreteresha e Anglise eshte edhe guvernatorja e Kishes anglikane,mesa di.Kjo ishte gafa e Dianes dhe nuk ia falen.Kam degjuar se ekzistojne prej kohesh arme telepatike,qe mund te kombinojne incidentin kur ua do qejfi atyre qe i posedojne.

Submitted by Genti (not verified) on

E vrane kauret, se Dajana do martohej me nje musliman dhe do i jepte Anglise princa musliman, gje qe kauret nuk e tolerojne kollaj. Apo jo?

Submitted by Anonimletasify (not verified) on

.....po te pergjigjem trashe sic ke bere edhe pyetjen ( beke dhe pyetje ironike (deleted)).

Ju muslimanet e vendeve arabe do e lejonit qe nje princeshe e juaja te lidhej me nje kaur dhe te lindte femijet e tij ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.