Të dhëna të reja për gjakmarrjen, këtë plagë të rëndë sociale ku nuk duket fare dora e shtetit shqiptar

Postuar në 30 Gusht, 2013 13:07

Në një lajm të Zërit të Amerikës sot thuhet se studimi më i fundit i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar nxori se aktualisht janë 1 mijë e 208 familje të ngujuara në të gjithë vendin nga 1 mijë e 670 që ishin deri një vit më parë. Midis këtyre familjeve janë 590 fëmijë të ngujuar dhe rreth 500 gra e vajza. Veprimtarët e pajtimeve do të mblidhen pas disa ditësh në një kongres të tyren për të shkëmbyer përvojën e pajtimeve dhe për t’i propozuar parlamentit ndryshime ligjore, por, sipas tyre, shqetësimi kryesor është nxjerrja nga ngujimi i grave dhe fëmijëve, të cilët kurrë nuk janë prekur me dorë gjatë konflikteve.

Një numër i madh veprimtarësh të shoqërisë civile nga komiteti i pajtimit, instituti i integrimit të jetimëve, federata e paqes dhe unioni i të burgosurve politikë kanë zhvilluar ekspedita studimore dhe ndërmjetësimi në 2300 fshatra, 300 komuna, 60 bashki, të shoqëruar nga drejtues shkollash dhe pushtetit vendor, duke pajtuar familje me konflikte dhe duke parandaluar shumë vrasje për gjakmarrje. Po a mjafon kjo, thotë Zëri i amerikës, duke vënë theksin se shteti duhet të bëjë shumë më shumë se ç’ka bërë deri tani.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.