Farefisnia e sikletshme e Kadaresë me Enver Hoxhën, në librin e N.Kullës

Postuar në 15 Tetor, 2013 07:52

Në biografinë për shkrimtarin Ismail Kadare të autorit Ndriçim Kulla, “Ylli i shkrimtarit”, del edhe një detaj interesant që gazeta Panorama e ka trajtuar në numrin e sotëm: Familjet e Ismail Kadaresë dhe Enver Hoxhës kishin farefisni, por asnjëra palë nuk e përmendte këtë, përpos rasteve kur ishin të tretët ata që e përmendnin këtë fakt. Në libër Kulla është ndalur gjatë në këtë fakt, duke zbërthyer arsyet pse i ati Halit ia kishte mohuar të birit, Ismailit fëmijë faktin se kishin të bënin me diktatorin. Dy ishin këto arsye: E para qe frika nga një goditje e mundshme, të cilën Enver Hoxha dëshmoi me vepra se nuk ua kurseu as njerëzve të tij më të afërt, në krye kunati Bahri Omari. Ky e kishte ndihmuar me të gjitha mënyrat, për shkollimin, paratë, mbrojtjen nga fashistët etj. Arsyeja e dytë e mohimit të afërsisë familjare ishte çështje rangu e qibre. Siç thotë vetë Kadare, Hoxhatëve në Gjirokastër u thoshin “psefto”, pra pseudo qytetarë dhe jo ndonjë derë e madhe.

Më gjatë, lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/10/15/kadare-fis-me-enverin-pse-palet-se-permendnin/#comment-242082

a.k
 

Comments

Submitted by Edi (not verified) on

<p>Këtë punën e farefisit të bezdisur, mund ta shohësh si të të vijë për mbarë. Ose është Enveri farefisi i sikletshëm i Ismailit, ose është Kadareja i afërm i bezdisur i Enver Hoxhës. Hysen Hoxha (Baba Çeni) ka qenë <em>re&#39;is-i belediye</em> (kryetar i emëruar bashkie) në Ergjëri për një farë kohe; kjo e përjashton pak atë origjinën &laquo;psefto&raquo; të familjes. Pastaj nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, Gjirokastra është e vetmja ku gojët e liga rrinë brenda në gojë: unë p.sh. e kam mbiquajtur Gjirokastrën &laquo;qyteti i sinqertë/vërtetësidashës&raquo;, osmanisht &laquo;<span dir="RTL">بلدهٔ مخلص</span>/belde-i muhlis&raquo;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.