Shënim nga një lexues: Botë urbanësh

Në ResPublica na ka ardhur shënimi i mëposhtëm: Një pjesë e mirë e autobusëve urbanë në Tiranë nuk japin bilieta pasagjerëve. Numri i linjave të tilla duket se po shtohet përditë. Kështu një pjesë e urbanëve Qendër-Porcelan , apo atyre të Unazës nuk presin bilieta.Ja ç’ndodhi një ditë: Faturinoja i autobusit AA 122 DD kalonte me shpejtësi nga njeri cep i autobusit në tjetrin duke thirrur: Biletat,ju lutem,biletat! Qytetarët jepnin detyrimin, po biletat nuk u jepeshin. Kërkesës së disa qytetarëve për bilieta, faturinoja u përgjigjej me heshtje. Pas këmbënguljes së tyre,ai nxorri nga xhepi dy-tri copë bilieta të zhubrosura dhe ua dha atyre që këmbëngulën më shumë.Po të tjerët?
Kohët e fundit bëhen shumë diskutime për rritjen e çmimit të bilietave. Mbase kanë të drejtë që kërkojnë që të rritet çmimi i bilietës, po a është kjo zgjidhja? Krahasimi që bëhet me vendet e tjera,mendoj se është i pavlerë,përderisa nuk balancohet me pagesën. Jo vetëm kaq, por gjetkë me të njëjtën biletë brenda dy orëve mund të udhëtosh në disa linja dhe me të gjitha mjetet e transportit urban, autobusë, trena, trole, trame. Tek ne një mundësi e tillë mungon. Mos ka ardhur koha që edhe tek ne të vendosen në autobusë kasat regjistruese në vend të farturinove? Mos ka ardhë koha që në vend të këtyre të ketë vetëm policë bashkiakë që kontrollojnë dhe ndëshkojnë sipas ligjeve? E nënshkruar Alex
Comments
Bravo, keshtu fillon
<p>Bravo, keshtu fillon Rilindja.....</p>
Linja e Tiranes se re
<p>Linja e Tiranes se re funksionon shume mire. Madje aty kam perjetuar edhe kontrolle, pasagjereve u kerkohej te tregonin biletat dhe nuk gjeten asnje pa bilete. Une personalisht sa here qe paguaj marr edhe bileten. Te pakten deri tani. </p>
Add new comment