Mjekët fshehin vdekshmërinë e foshnjave për të ruajtur reputacionin?

Postuar në 24 Tetor, 2013 02:54

Mjekët fshehin vdekshmërinë e foshnjave për të ruajtur reputacionin e materniteteve dhe pavijoneve që drejtojnë? Keshtu raporton e perditshmja Panorama, e cila shkruan: "Mjekët, për të ruajtur të pacenuar imazhin e pavijonit apo spitalit në të cilin punojnë, nuk i raportojnë në mënyrë korrekte rastet e vdekjes së foshnjave menjëherë pas lindjes. Për të mbrojtur statistikat, ata i regjistrojnë foshnjat e vdekura në momentet e para pas lindjes sikur kanë ndërruar jetë në barkun e nënës".
Citohet shefi i Sistemeve Shëndetësore në ISHP Eduard Kakarriqi: “Nuk janë të pakta rastet kur fëmija lind i gjallë, ndërron jetë në minutat e para të jetës dhe raportohet si ‘lindi i vdekur’. Kjo varet nga ndërgjegjësimi i mjekëve, s’duan t’i ulin imazhin pavijonit apo spitalit përkatës. Por duhet të deklarohet si vdekje foshnjore. Shëndeti i foshnjave nga 0-6 ditë varet nga kujdesi neonator”. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.