Deputetët u gjobitën, shkruan Stefani (Po karroatreci ku është?)

Sot në gazetën Shqip, Andrea Stefani shkruan se ka qenë dëshmitar okular i vënies së fletës së gjobës nga dy police në automjetet e deputetëve, të parkuara në trotuaret përballë godinës së zyrave të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe të nesërmen kishte parë nja tre atutomjete deputetësh të parkuara mbi trotuar “me një arrogancë që sikur u thoshte punonjëseve delikate të policisë, por edhe ligjit: Ejani na gjobitni po ja u mbajti!”, thekson Stefani. Me pak fjalë, deputetët nuk pyesin për gjobat, për sa kohë karroatreci nuk ua ngre automjetet e parkuara mbi trotuar…
Për krahasim, Stefani jep shëmbullin e gjobës që Hillari Klinton mori në Londër. “Këto ditë, në mediat ndërkombëtare, bëri bujë lajmi se Hillari Klinton u gjobit në Londër me 80 £ vetëm sepse makina e saj ishte parkuar për 45 minuta pa paguar tarifën përkatëse. Truprojat e njërës prej grave më të fuqishme në botë ishin përpjekur ta pengonin policin londinez, duke e ‘sqaruar’ se kë po gjobiste, por ky i fundit e kish çuar deri në fund detyrën e tij para ligjit”, shkruan Stefani.
Automjetin e Hillarit nuk kishte nevojë ta ngrinte me karroatrec policia londineze, sepse s’ta do mendja që zonja në fjalë është nga ato që nuk e paguajnë gjobën…
E.Zaloshnja
Comments
Dashke shume or zotni. Ne po
<p>Dashke shume or zotni. Ne po bejme vetem teater. Veme gjoba, domethene harxhojme leter, por nuk denojme deputetet tane te nderuar. Po mor zotni cfare na di ti ne? A denohet Tom Doshi, po Paulini? Jo zotni e ke kuptuar gabim. Deputetet nuk mbajne pergjegjesi as per c'thone e as per cfare bejne. Jane baballaret e kombit dhe ta di dish mor zotni se babai eshte njeri i nderuar, packa se si i thone fjales ta ben nenen.</p>
Add new comment