Zgjedhjet vendore në Kosovë: Nesër, heshtje zgjedhore në të gjithë territorin kosovar

Postuar në 01 Nëntor, 2013 01:44

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për kryetarë komunash në Kosovë, ndërsa nesër,  sipas kodit zgjedhor, do të respektohet heshtja zgjedhore në të gjithë territorin e shtetit kosovar.

 “Të dielën, me 3 nëntor, populli i Kosovës do të votojë për të zgjedhur udhëheqësit lokalë për katër vitet e ardhshme. Megjithatë, rëndësia e këtyre zgjedhjeve shkon përtej kësaj. Kjo do të jetë hera e parë që zgjedhjet lokale mbahen në të gjitha komunat e Kosovës në përputhje me ligjin e Kosovës dhe ne presim sipas standardeve ndërkombëtare. Zgjedhjet e suksesshme do të jenë një hap i rëndësishëm në zbatimin e marrëveshjes së Dialogut të 19 prillit dhe në normalizimin e sistemit komunal në tërë Kosovën”, thuhet në komunikatën e djeshme të përbashkët  të Përfaqësuesit Special të i BE-së dhe Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, shefave të Misioneve të Vendeve Anëtare të BE-së në Kosovë dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
 Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.