Koleksioni fantastik i artit që vodhën nazistët, gjendet 70 vjet më pas

Postuar në 04 Nëntor, 2013 07:58

Një burrë me emrin Cornelius Gurlitt, biri i Hildebrandt Gurlitt, tregtarit gjerman të veprave të artit i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte si detyrë grumbullimin e veprave të quajtura “të degjeneruara” nga nazistët, nuk kishe regjistruar asnjë ditë pune në jetën e tij, dhe as ishte regjistruar ndonjëherë në institucionet e jetës publike (tatim-taksa etj). Fakti që nuk kishte zyrtarisht të ardhura e megjithatë jetonte mirë, ngriti dyshimet e hetuesve gjermanë të cilët më pas bënë një zbulim të jashtëzakonshëm: Në shtëpinë e tij në Mynih të Gjermanisë, u zbuluan vepra arti me vlerë rreth 1 miliardë euro, rreth 1500 punime nga mjeshtra si Picasso, Renoir, Matisse dhe Changall, që ishin menduar të humbura përgjithmonë kur një aeroplan i forcave aleate bombardoi Drezdenin në vitin 1945. Pikturat i kishin ngelur Corneliusit në trashëgimi nga i ati pas vdekjes dhe ai kishte shitur ndonjë sa për të shtyrë ditët. Aktualisht punimet e gjetura ndodhen në doganën bavareze afër Mynihut, ku një historian arti së bashku me një skuadër ekspertësh po mundohen të gjejnë pasardhësit e pronarëve të ligjshëm.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.