Gjirokastër, hoteli në zonën muzeale drejt prishjes

Postuar në 05 Nëntor, 2013 08:48

Në atë vend të dukshëm të zonës muzeale të Gjirokastrës, dikur ka qenë vendosur statuja e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Gjatë verës ishte ngritur një hotel, dhe vetë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Apollon Baçe është shprehur asokohe, “ç’të keqe ka të ngrihet një hotel aty ku ishte bërë banjë publike”. Një pohim i çuditshëm ky, si të bëhej nga pozitat e entit të banesave dhe jo të mbrojtësit të kulturës. Por sot inspektorët e INUK kanë vendosur shiritat dhe kanë ndaluar pronarët e truallit që të vazhdonin me ndërtimin e një godine hotelerie, kur edhe leja e dhënë nga Baçe fliste për rikonstruksion. Vizion Plus njofton se aksioni për shembjen e kësaj strukture do të bëhet gjatë ditës së premte. Ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur nga UNESCO në Gjirokastër (që ka paralajmëruar se qyteti mund të humbasë edhe statusin e fituar si pasuri e trashëgimisë botërore”, numërohen në rreth 300.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.