Çfarë ndodhi në Korçë (dhe diçka mbi videon e Fiksit) sipas një demokrati

Postuar në 06 Nëntor, 2013 03:12

Elvi Fundo, një demokrat i zëshëm i PD-së së Korcës, në një analizë të botuar sot nga e përditshmja DITA sjell një vështrim tërësisht tjetër nga "linja zyrtare" e PD për atë që ka ndodhur në Korcë, përfshirë një video ku shihen disa studentë me 2 mijëlekësha në duar, transmetuar nga emisioni Fiks Fare (Fundo është edhe mik dhe ish-gazetar i Fiks Fare - shkruan DITA që boton edhe foto të tij me Boden e Cakulin).

"Kjo do mbahet mend si fushata ku PD nuk pati asnjë strategji elektorale, por vetëm bënte “ciu ciu” në konferenca shtypi të cilat nuk kishin as thelb e as mesazh. Do mbahet mend si fushata më turpëruese në historinë politike të PD-së në Korçë.
Do mbahet mend si fushata ku PD-ja kishte në garë një super-kandidat kurse PS-ja vinte me një klon dhe ne humbëm me turp. PD preku fundin e saj historik në Korçë, por ky është momenti i ri-ngritjes dhe koha kur të gjithë do kuptojmë kush do rrijë dhe kush do ikë. Thjesht kush ka qenë për të ngopur barkun e kush për punë e kontribute.  Videoja që publikoi “Fiks Fare” nuk mund të jetë kurrsesi një “varkë shpëtimi”… Videoja tregon për vota të blera, por 11 mijë vota diferencë janë shumë. Kokën lart dhe kurajo pasi janë mbi 5 mijë vota që presin me shpresë, ato duhen dyfishuar apo trefishuar, kjo është detyra e çdo demokrati e qytetari të ndershëm, rikthimi i PD tek vlerat…” - shkruan Fundo. a.n.

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

"Videoja tregon për vota të blera"
Asnje veshtrim ndryshe ne kete pike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.