Gjobiten makinat e deputetëve (e bëjnë policet femra)

Policia Rrugore e Tiranës theu dje një tabu duke vendosur gjoba ndaj deputetëve që kishin parkuar në mënyrë të parregullt në zonën para Kryesisë së Kuvendit, tek ish-Blloku. Parkimi dysh, mbi trotuar apo në vende ku nuk lejohet qëndrimi i mjeteve, deri dje ishte një privilegj rutinë për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Disa vajza e djem të rinj, të veshur me uniformën me ngjyrë të verdhë fosforeshente të Policisë Rrugore, kanë rrethuar makinat luksoze private dhe ato me targa zyrtare dhe pa asnjë hezitim plotësonin fletën e gjobës. Aksioni u zhvillua në orët e pasdites së djeshme teksa deputetët merrnin pjesë në mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në ndonjë fletë shënohej vlera prej një mijë lekësh, në ndonjë tjetër prej 3 mijë lekësh, kjo në varësi të shkeljes që kishin kryer dhe vendit ku ishte lënë makina. Në total numërohen rreth 30 gjoba që u ishin vendosur makinave të deputetëve, disa që kishin parkuar mbi trotuar e të tjera që kishin qëndruar dyshe duke penguar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera. Disa të tjerë nuk e kishin vrarë mendjen edhe pse para makinës u shfaqej tabela që ndalonte qëndrimin, duke e parkuar automjetin pikërisht ngjitur me sinjalistikën vertikale. Ka pasur edhe nga ata deputetë që i shpëtuan gjobës, pasi i kishin parkuar në rregull makinat e tyre - raporton e perditshmja Panorama. a.n.
Comments
Z. Gazerar një faktor
Z. Gazerar një faktor interesant që mund të analizoje do ishte: A ka ndonjë mënyrë që një taksidar I shtetit mund t'ja vjeli gjobat këtyre të gjobiturve?!
Mbasi të analizosh këtë detaj atëhere publiko artikulllin e mësipërm..
Dhe një bravo të madhe dhe
<p>Dhe një bravo të madhe dhe kështu të vayhdojnë</p>
Kush e parkon ne trotuar ti
<p>Kush e parkon ne trotuar ti hiqet makina me vinç! Kushdo qofte! Se i bie pastaj qe "Ligji nuk eshte i njejte per te gjithe".</p>
Add new comment