Do mjaftojnë këto protesta për t'i refuzuar?

Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sot në një protestë para Kryeministrisë dhe kryesisë së Parlamentit ku kanë kërkuar nga qeveria shqiptare të mos marrë vendim pro shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.
Ora News citon ambjentalistin Sazan Guri: "Jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Shëndeti i familjeve është i rëndësishëm. Shqipëria nuk është kosh plehrash i Europës.Të bëjnë kujdes në atë që duhet ardhja e armëve kimike. Ne si qytetarë shqiptarë do i themi: Ose shporru ti armë kimike, ose shporru ti deputet apo politikan që kërkon të importosh këto armë!”.
Për Mustafa Nanon, logjika e qeverisë dhe heshtja e saj në këtë rast nuk shkon me vendimin e saj kundër importimit të plehrave: “Përpara zgjedhjeve, opozita e atëhershme që sot është mazhorancë, ngriti zërin kundër importit të mbetjeve, dhe është logjikë e çmendur të na kërkojnë të pranojmë mbetje kimike. Ne kemi mundësinë të vemë logjikën në punë dhe një nga pyetjet me elementare është: Përse armët kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?”, tha Nano. a.n.
http://www.oranews.tv/vendi/proteste-kunder-shkaterrimit-te-...
Comments
Cfare eshte kjo pyetje z.

Cfare eshte kjo pyetje z. Nano?

Pse armet duhet te shkaterrohen ne Shqiperi?

Atehere, Shqiperia para ca vitesh u fut ne NATO, dhe shumica e shqiptareve mendjelehte u ngazellyen nga ky lajm. Kushedi cfare vlonte ne mendjen e tyre, ne horizontin e tyre te ngushte. Madje festuam me koncerte dhe fishekzjarre kete "arritje" dhe madje u perdor me pompozitet nga pushteti i atehershem si arme e fuqishme elektorale. Po pse, si thoni ju, per cfare arsye te na kene pranuar ne NATO????????????????????????????

Shqiperia me dashurine e saj absurde ndaj amerikes u kthye edhe ne nje aleat per kete te fundit, jo me shume sesa nje aleat per te mirepritur disa te burgosur te amerikes dhe tani per te asgjesuar disa arme.

A ka ndonje garanci qe nuk do funksionoje ndonje tunel i nendheshem qe te tilla arme qe do vijne ne Shqiperi te mos behen pjese e ndonje trafiku te ndyre nderkombetar armesh perfshire aleatin tone absurd ameriken?

Si ishte pyetja ne fund te ketij artikulli?????

Ah, edhe dicka tjeter. Po sikur gjithcka te shkoje shume mire?????

Siku, sikur ... Sikur te

Siku, sikur ...

Sikur te kishte hall k...i thonin xhaxha...Neve nuk mund te flasim me "sikur" sepse kemi nje precedent te meparshenm ne Gerdec kur ishin present edhe "miqte" amerikane qe drejtonin operacionin dhe e dime mire sesi perfundoi ajo pune. Kjo tregon se te besh nje gje shume te te koklavitur e te rrezikshme se Gerdeci edhe marrezi dhe papergjegjshmeri

Edhe komenti juaj eshte me

Edhe komenti juaj eshte me sikur. Te kesh patur nje Gerdec nuk do te thote te kesh perseri.

Kuptohet tani demagogjia dhe

Kuptohet tani demagogjia dhe hipokrizia e PS kur e perdori per qellimet e veta kauzen gjoja "kunder plehrave", qe ne fakt ishin vetem ca leter e ca mushama plastike. PS talli b....n me ambjentalistet. U mbors mali e polli nje mi, gjoja ndaloi importin e plehrave po ne fakt ndaloi vetem leter dhe plastike, asgje me shume. Ndersa tani, cfare kemi??? Kemi import te lendeve te rrezikshme, qe ndalohen me liiiigj. Mbetjet e rrezikshme ndalohen me ligj. Pike.

Je komplet gabim. Perderisa

Je komplet gabim. Perderisa Shqiperia eshte pjese e Natos dhe ka firmosur disa traktate, nuk eshte shkelje e ligjit importi i armeve kimike per tu asgjesuar.

zotit Nano per pyetjen qe ben

zotit Nano per pyetjen qe ben : sepse jemi ba breke ne bythe dhe s'kemi nga ia mbajme..., eshte njesoj si ajo pikpamja e tij "te bashkohemi edhe me gjithe qelbesirat per te qeruar saliun". ku eshte ndryshimi logjik ketu, apo ka ndryshuar z.Nano?

Sazan Guri bashke me

Sazan Guri bashke me ambjentalistet ti bejne protestat atje perpara Ambasades Amerikane, se atje kane efekt ,

Se nqs behen protestat para Ambasades Amerikane, atehere do shkruaje edhe shtypi amerikan dhe shtypi i huaj ..dhe ceshtja do nderkombetarizohet

Ndaj dikush tju thote atyre protestuesve qe te bejne proteste tek Amabsada Amerikan dhe te kerkojne qe USA te mos i beje presion qeverise shqiptare per armet kimike te Sirise

Add new comment