Shirgjan, Elbasan. Edhe atje janë të shqetësuar për armët kimike

Deri edhe banorët e komunës Shirgjan, në qytetin e Elbasanit, kanë protestuar sot kundër shkatërrimit të armëve kimike në uzinën e Mjekësit. Në fakt, bëhet fjalë për një reagim ndaj deklaratës së paradisa ditëve së kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili tha se armët kimike siriane mund të dërgohen në uzinën e Mjekësit për t’u çmontuar.
Me parulla në duar, ku shkruhej: “Larg amët kimikë nga Mjekësi!”, dhjetëra banorë kanë protestuar kundër asgjësimit të armëve kimike, ndërsa u shprehën të frikësuar se në Mjekës mund të ndodhë një “Gërdec i dytë”, njoftojnë mediat.
“Jemi të rrezikuar drejtpërdrejt nga demontimi i armëve kimike. Qeveria duhet të na mbrojë nga vdekja toksike, mos helmoni fëmijët tanë”, -thotë një nga protestuesit.
k.c.
Add new comment