Kajsiu: Pse lëndët kimike siriane do na helmojnë trefish

Postuar në 11 Nëntor, 2013 05:17

Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, Blendi Kajsiu, ka shkruar sot në Panorama mbi arsyet pse pranimi i stoqeve kimike nga Siria rrezikon një helmim të trefishtë për Shqipërinë. “Së pari”, thotë Kajsiu, “rrezikohet helmimi i qytetarëve dhe ambientit ku ne jetojmë. Së dyti, rrezikohet helmimi i ekonomisë shqiptare. Së treti, rrezikohet helmimi i demokracisë sonë të brishtë”. Sa i përket rrezikut mjedisor, specifikat e Shqipërisë, një territor i vogël dhe i mbipopulluar, ujëra të shumta nëntokësore, kombinuar me një shtet të dobët, janë garanci për një katastrofë potenciale njerëzore dhe mjedisore, ndaj sjellja e helmeve këtu është një minë me sahat.
Helmimi i ekonomisë shqiptare, për Kajsiun lidhet me identifikimin e Shqipërisë në shtypin ndërkombëtar si destinacion toksik, çka do godasë rëndë turizmin dhe bujqësinë.  Ndërsa rreziku i helmimit të demokracisë shqiptare tashmë ka ndodhur. “Si qeveria, ashtu edhe opozita vazhdojnë të injorojnë tërësisht një shqetësim mbarëpopullor. Prandaj, importi i helmeve nga Siria e ka thelluar si asnjëherë tjetër hendekun mes elektoratit dhe klasës politike, duke e rritur ndjeshëm krizën e përfaqësimit”, thotë Kajsiu.

 

Shkrimin e plotë e gjeni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/11/11/rreziku-i-nje-helmimi-te-trefishte/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.