New York Times: Shqipëria i tha “jo” planit për asgjësimin e armëve kimike

Lajmi se Shqipëria i ka thënë jo planit për të bërë asgjësimin e armëve kimike siriane në territorin e vet ka gjetur menjëherë jehonë mediatike ndërkombëtare. Gazeta New York Times ka publikuar një orë më parë në versionin e vet online një raportim nga Londra, në të cilin bëhet me dije se kryeministri shqiptar ka mbajtur një fjalim përpara kombit, dhe aty ka deklaruar se Shqipëria nuk i ka mundësitë për t’u marrë me këtë projekt.
Zyrtarët e një watchdog-u që merret me armët kimike, me seli në Hagë, janë shprehur se objektivi për të gjetur një vend tjetër brenda ditës së premte (nuk merret vesh nëse është fjala për ditën e sotme) mbetet, dhe me këtë kanë lënë të kuptohet se pritet lajmi mbi vendin që do të zërë vendin e Shqipërisë në këtë histori.
Kush njeh anglishten, lajmin mund ta ndjekë në linkun http://www.nytimes.com/2013/11/16/world/middleeast/syria.html?_r=0
Re.Pu.
Comments
Ku e pate jehonen more aman.

Ku e pate jehonen more aman. Corriere Della Sera po, il giornale jo. Le monde international po, le figaro jo. NY Times po, CNN jo.

National public radio USA
National public radio USA (like bbc) ishte genjyer. Ata thane qe shqiperia u terhoq nga marreveshja. Kur kryeminstri yne E te tjere thonin qe ska marreveshje. Nuk di njeriu ke te besoje. Si Jane dhe keta perendimoret per nje po ne parim te ngjeshin 15 milion kg mbetje toksike. Po rrofte kryeministri yne qe u tha Jo. Rrofte dhe berisha me kelyshin e tij qe ja bejne sundimin absolut. Gishtin e mezit meritojne te gjithe. Kur do vije koha te kemi ca politikane te rafinuar?
Mjafton vetem ky pasazh ne

Mjafton vetem ky pasazh ne fund te ketij artikulli:

"Other European countries have facilities for destroying chemical weapons, but some of these are set up to handle older chemicals and might not be suitable for Syria’s arms, Mr. Trapp said. The United States and Russia have the facilities for destroying Syrian weapons, but American law does not permit their import, and experts say Russia, behind schedule in destroying its own chemical arms, has so far offered only technical support."

Nick Cumming-Bruce reported from Geneva, and Alan Cowell from London.

Proud to be ALBANIAN!

Add new comment