Policia rrugore: Përveç alkoolit dhe patentës, kujdes rripin, celularin dhe shpejtësinë!

Drejtori i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha në një konferencë për shtyp publikoi rezultatet e analizës së situatës rrugore si dhe masat e marra për parandalimin e aksidenteve.
Sipas Drejtorit të Policisë Rrugore Hoxha, Policia e Shtetit, pas një analize të thellë të situatës së sigurisë rrugore dhe rasteve të evidentuara të aksidenteve rrugore, që rezultonin me pasoja fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, ka ndërmarrë një sërë masash, si në drejtim të ashpërsimit dh maksimalizimit të penaliteteve ndaj shkeljeve të kryera nga përdoruesit e rrugës, ashtu dhe në drejtim të menaxhimit më të mirë të shërbimeve të Policisë Rrugore, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.
“Prej 10 ditësh shërbimet e policisë kanë forcuar masat kundër shkelësve të ligjit në fushën e Qarkullimit Rrugor, duke arrestuar në flagrancë të gjithë drejtuesit e automjeteve që kapen pa leje drejtimi apo nën ndikimin e alkoolit. Si rezultat i këtyre masave dhe kontrolleve të vazhdueshme të Policisë së Qarkullimit Rrugor, gjatë këtyre ditëve janë arrestuar gjithësej 135 persona, nga të cilët, 27 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën gjendje te dehur, dhe 108 persona për drejtim mjeti pa patente” – bëri me dije Ervin Hoxha.
Sipas tij, Policia e Shtetit është e vendosur të vijojë punën e saj me këto masa shtrënguese, si një detyrim ligjor me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Në këtë kontekst, Policia e Shtetit informon qytetarët se do të forcohen masat ndëshkuese, ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, këtu duke përfshirë dhe këmbësorët për çdo shkelje në fushën e qarkullimi rrugor, nëpërmjet zbatimit të penaliteteve maksimale në përputhje të plotë me ligjin. Fokusi i Kontrolleve dhe ndëshkimit do të jetë:
1. Mos përdorimi i rripit të sigurimit;
2. Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit;
3. Mospërdorimi i kaskave mbrojtëse për drejtuesit e motorrëve;
4. Tejkalimi i normave të lejuara të shpejtësisë.
5. Mospërdorimi i pajisjeve të veçanta, siç janë pajisjet fiksuese dhe sedilet e pasme.
Re.Pu.
Comments
Polic tjetri jo shaka....Po

Polic tjetri jo shaka....
Po timonat ne krahun e djathte apo si bo gjo, po keto me trkonc blu te kroskoti apo si bo gjo, po cuni Gramoz Rucit apo si bo gjo!
Ke do ndaloni, vetem ndonje xhaje qe ka harruar rrypin e sigurimit po qe nuk perben rrezik per tjetrin se me 30 ecen
Plasin koferencat tashi a thu se ju rrit rroga policit dhe eshte me i zellshem per rregullat tashti!
Rrypi sigurimit eshte mase mbrojtese jo shkak aksidenti, Polic

Apo le ta perplasin ate me

Apo le ta perplasin ate me motorr nja 10 here, po ti e paske edukuar te vendosi kaske..
Ne keto 5 pika nuk shoh kto trimat qe bejne lemsh nje kryqezim e keto me xhama te zinj qe as nuk i ndalojne fare policise, keshtu qe e shoh te udhes te shkosh polic te urgjenca jo aty ku je "weight ball"

Add new comment