Sardenja nën ujë, 16 viktima nga cikloni Kleopatra në Itali

Shtypi dhe ekranet italiane janë gdhirë sot me raportimet dramatike të
bilancit të viktimave në Sardenjë prej motit të keq, pas mbërritjes së ciklonit Kleopatra.
Bilanci ende provizor i viktimave është 16 vetë, ndërkohë që në ishull mbretëron kaosi. Sinjalizohet për një numër ende të pasaktësuar të të humburve, deri tani janë 10, të shtëpive dhe rrugëve të përmbytura nga lumenjtë, mungesë energjie elektrike, bllokim trafiku rrugor, vonesa në lidhjet ajrore apo detare. Sot shumë shkolla kanë mbetur të mbyllura. Shefi i Mbrojtjes Civile, Franco Gabrielli, pas një telefonate të gjatë me kryeministrin Enrico Letta ka mbledhur urgjentisht në Romë Komitetin operativ të Mbrojtjes Civile, që sot do të gjendet në ishull. Janë 600 punonjës të zjarrfikëses të angazhuar me këtë rast.
a.k
Add new comment