FIFA: Shqipëria nuk ka stadium sipas standardeve, kombëtarja shqiptare mund të mos luajë më në Shqipëri

Shqipëria rrezikon të luajë në “transfertë” edhe ndeshjet në “shtëpi”. Këtë e ka konfirmuar zv/sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s dhe njëkohësisht shefi i Komisionit të Federatave të këtij institucioni, Teodor Teodoridhis, i cili ka qenë në Shqipëri për të “zyrtarizuar” këtë paralajmërim të ndërkombëtareve edhe para përfaqësuesve të qeverisë së re në vendin tonë. Siç shpjegoi vetë përfaqësuesi i UEFA-s, ky takim ishte për të diskutuar bashkërisht opsionet që shfaqen dhe për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi në shtator Shqipëria nis kualifikueset e Euro 2016.
Nëse më parë ky “kërcënim” është dukur thjesht një mënyrë për të përshpejtuar bashkëpunimin mes shtetit shqiptar dhe FSHF-së, këtë radhë ekziston mundësia konkrete që kombëtarja shqiptare të mos luajë më në Shqipëri.
Stadiumi ‘Qemal Stafa’ aktualisht nuk përmbush kriteret. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka bërë të qartë se institucioni që ai drejton nuk ka një buxhet për të përballuar rikonstruksionin. “FSHF-ja është e pamundur që të financojë dhe nuk është detyra e saj, ka thënë Duka, duke u treguar skeptik në këtë ccështje duke thënë se s’ka para dhe s’mund të bëhet asgjë.
Zh.
Comments
Po mire qe stadium i ri nuk
<p>Po mire qe stadium i ri nuk behet, por harxhoni 10 milion dollare dhe regulloni kushtet e ketij stadiumi ekzistues </p><p>Me 10 milion dollare regullon fushen e sjell ne parametrat e UFE-s dhe regulon edhe pjeset brenda ne dhomat e xhveshjes se lojtareve , i ben me kushte moderne </p><p>Te gjitha keto nuk kushtojne me shume se 10 milion dollare per te haritur stadnartet e UEFA-s</p>
Nuk e di perse nuk
<p>Nuk e di perse nuk reigjenerohet stadiumi i Beratit i cili ka qene nder te vetmit neShqiperi me menudeis per tu bera alla UEFA...</p>
Add new comment