Dita e Alfabetit Shqip, Manastiri i Kongresit me shqiptarët të përzënë

Postuar në 23 Nëntor, 2013 05:32

Sot është 105 vjetori i Kongresit të Manastirit, ndryshe, Dita e Alfabetit Shqip. Kongresi i Manastirit është një ndër ngjarjet më të shënuara të historisë, është shenjë dhe shënjues i bashkësisë dhe i bashkëkohores për popullin shqiptar.

Në 22 nëntor të vitit 1908 veprimtarët e çështjes shqiptare, ende të ndarë në entitetet territoriale të Perandorisë Osmane që ishte në grahmat e fundit, u mblodhën në një qytet, asokohe të rëndësishëm për shqiptarët e ku sot, fatkeqësisht, për shkak të politikave e praktikave të pandërprera të spastrimit etnik, thuajse nuk ka më shqiptarë.

Vetëvendosje! ka përfituar nga rasti për të thirrur në vëmendje gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, 

të vendosur nën sulme të padrejta, nën dhunë të vazhdueshme, dhe që territorialisht po spastrohen prej qyteteve ku kanë jetuar e kanë shkruar historinë tonë, si Shkupi, Manastiri e Ohri. Njëkohësisht, po diskriminohen ekonomikisht e po dënohen me injorancë përmes moszhvillimit të arsimit, edhe në vendet e tjera ku jetojnë, në tokën e tyre, në Maqedoni. Nevojitet përkujdesja e vazhdueshme e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare që të ndalen sulmet huligane ndaj fëmijëve në autobusë shkollorë, apo ndaj muzeve si ai i Kongresit të Manastirit. Lipset ndihma dhe këmbëngulja për arsimimin dhe zhvillimin ekonomik të tyre, përndryshe pabarazia ekstreme po shndërrohet në aparteid, shprehet Vetëvendosje.

 

Ne.Su.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><em><strong>Spastrimi etnik sot asht i denuseshem, por edhe te na hiqen si shqiptar pasardhesit e turqve osmanllij edhe kjo nuk durohet e nuk lejohet.</strong></em></p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.