Ballkani në lëmshin e luftës për energjinë. Një përpjekje e re e Rusisë

Postuar në 26 Nëntor, 2013 14:55

Megjithëse gazsjellësi Transadriatik fitoi mbi projektin Nabuco për transportin e gazit azer drejt tregjeve evropiane, duket se loja ende nuk ka përfunduar. Në garë është rifutur sërish Rusia, e cila nuk ka ndërmend të heqë dorë nga projekti i saj South Stream. Nëse për gazin azer, rruga e zgjedhur lidh një vijë të shkurtër që kalon përmes Turqisë dhe Ballkanit në Itali, South Stream lidh një korridor tjetër, që do të kalojë nga Serbia. Madje agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti bën të ditur se Rusia merr përsipër të investojë të gjithë vlerën e kostos për degëzimin serb që është 450 km dhe ka një faturë prej 2.6 miliardë dollarësh. (linku këtu: http://en.ria.ru/world/20131124/184940828/Construction-of-South-Stream-Pipelines-Serbian-Section-Gets-Under-Way.html). Paralelisht me këtë lëvizje, Presidenti rus Putin, i rikthyer në partneritetin me Italinë, ka arritur sot një marrëveshje edhe me Romën, e cila shpreson shumë që kjo linjë të hyjë në funksionim në vitin 2015. (http://www.repubblica.it/esteri/2013/11/26/news/russia_putin_ue_eviti_dichiarazioni_drastiche_su_ucraina-72011802/?ref=HRER2-2). Po TAP çfarë roli luan në këtë kuadër? Përveçse një alternativë, duket se ai i përgjigjet edhe një vizioni strategjik i cili synon të relativizojë monopolin rus. Ajo që po kërkohet me gjasë është edhe arritja e tregut kinez që është në rritje.(http://www.todayszaman.com/news-332462-gas-corridor-to-render-turkey-key-energy-player.html).

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.