Ukrainasit në protestë kundër qeverisë: Firmosni MSA-në me Brukselin, nuk jemi vegla ruse

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 12:38

Gjithnjë e më shumë ukrainasit e durojnë dot më idenë e të qenit lodër në duart e Rusisë. Protesta disa ditore pati zhvillime të reja sot, me protestuesit që rrethuan selinë e Qeverisë në Kiev duke kërkuar dorëheqjen e ekzekutivit. Qindra aktivistë e kanë kaluar natën në “Sheshin e Pavarësisë” ndërsa të tjerë, mësynë ndërtesën e Bashkisë, në një pakënaqësi masive që e ka zanafillën tek kundërshtimi i presidentit Viktor Janukoviç, për të nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian, MSA. Autoritetet vendosën të ndalojnë deri më 7 janar të gjitha protestat në sheshin e Pavarësisë, por duket qartë që vendimi nuk është respektuar. Janë regjistruar përleshje dhe të plagosur nga të dyja palët.

Sipas presidentit Janukoviç, nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim-asociimit do t’i kishte hapur kufijtë mallrave europiane çka hasi kundërshtimin rus. “BE nuk po ofron ndihmë financiare për të rritur nivelin e ekonomisë së Ukrainës, ndërsa vendi ynë nuk mund të sakrifikojë marrëdhënien tregtare me Rusinë”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.